Në ceremoninë madhështore të varrimit të Papa Françeskut në Vatikan, ku morën pjesë mbi 400 mijë njerëz dhe dhjetëra liderë botërorë, disa figura të njohura politike u kritikuan për mosrespektim të protokollit të veshjes.
Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden janë akuzuar për mungesë respekti, pasi nuk iu përmbajtën rregullave që kërkonin veshje të zeza formale. Trump kishte zgjedhur një kostum dhe kravatë të kaltër të errët, Biden ishte me kravatë të kaltër, ndërsa Zelensky ishte paraqitur pa kravatë fare.
Ndërkohë, liderët tjerë botërorë kishin respektuar protokollin strikt, duke u veshur me kostume, këpucë dhe çorape të zeza, në shenjë nderimi për Papën e ndjerë.
Ceremonia nisi në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit dhe përfundoi pak pas orës 13:00 me varrimin e Papës në kishën Santa Maria Maggiore – duke e bërë atë Papën e parë pas Leos XIII që nuk u varros brenda Vatikanit.
Papa Françesku, i njohur për jetën e tij të thjeshtë dhe të përulur, kishte lënë amanet që të varrosej në një arkë të thjeshtë prej druri dhe me këpucët e tij të zakonshme ortopedike.