Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se telefonata mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky është duke u zhvilluar.
Deri më tani s’ka asnjë detaj nga kjo bisedë.
Ndërsa ata flasin, Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë të burgosurit, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se Rusia dhe Ukraina kishin shkëmbyer 175 robër lufte secila.
Presidenti ukrainas Zelensky ka konfirmuar që atëherë shkëmbimin, duke e quajtur atë “një nga më të mëdhenjtë” e mbajtur.
Ai shtoi se përveç 175 të arrestuarve të liruar nga Rusia, u liruan edhe 22 ushtarë të tjerë “të plagosur rëndë”.
“Të gjithë ata do të marrin menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha Zelensky.