Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

09/06/2026 - 19:53
në Lajme
A A
Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

WASHINGTON, DC - MARCH 25: U.S. President Donald Trump listens to a reporter's question during an Ambassador Meeting in the Cabinet Room of the White House on March 25, 2025 in Washington, DC. During the meeting, Trump answered questions from reporters on the news that Jeffrey Goldberg, the editor-in-chief of The Atlantic magazine, was accidentally added to a Signal group chat of top administration officials, where highly sensitive national security information was discussed. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është njoftuar nga ushtria e vendit të tij se mbrëmjen e 8 qershorit, iranianët e rrëzuan një helikopter ushtarak mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Sapo jam informuar nga ushtria jonë se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë të sofistikuar, Apache, teksa po patrullonte mbi Ngushticën e Hormuzit”, shkroi udhëheqësi amerikan në Truth Social.

Trump tha se dy pilotët e helikopterit të ushtrisë amerikane janë mirë dhe nuk janë lënduar.

“Megjithatë, SHBA-ja duhet, me patjetër, që t’i përgjigjet këtij sulmi”, shkroi Trump.

Më herët, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se kishte ndodhur një incident ku u përfshinë dy pilotë të një helikopteri të llojit Apache, që u rrëzua afër Ngushticës së Hormuzit.

“Në orën 19:33 [sipas kohës lokale] më 8 qershor, dy anëtarë të një helikopteri AH-64 Apache të ushtrisë amerikane janë shpëtuar nga forcat amerikane pasi helikopteri u rrëzua afër brigjeve të Omanit teksa po patrullonte ujërat rajonale”, tha CENTCOM më 9 qershor.

CENTCOM tha se ushtarët u shpëtuan rreth dy orë pas kësaj ngjarjeje dhe janë “në gjendje stabile”, duke shtuar se “shkaku i incidentit po hetohet”.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë kyç për dërgesat botërore të naftës dhe gazit. Irani praktikisht e ka mbyllur atë për qarkullim që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit.

Njoftimi i Trumpit për rrëzimin e helikopterit vjen një ditë pasi Irani dhe Izraeli këmbyen sulme ajrore për herë të parë që nga armëpushimi i prillit./Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

Rreth 25% të numëruara, këta janë 5 kandidatët më të votuar të PDK-së në Vushtrri

Rreth 25% të numëruara, këta janë 5 kandidatët më të votuar të PDK-së në Vushtrri
09/06/2026 - 20:45

Po vazhdon numërimi i votave për kandidatë për deputetë të të gjitha subjekteve politike. Në Vushtrri deri tani janë numëruar rreth 25% e votave dhe nga ky numërim...

Më shumëDetails

Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës
09/06/2026 - 20:39

Shkeljet ligjore nga kompanitë e derivateve të naftës, nuk janë risi në Kosovë. Por për to shteti po vepron në mënyrë të butë, por jo duke zbatuar legjislacionin...

Më shumëDetails

Baraliu: Partitë kanë përkrahje financiare nga donatorë të ndryshëm, s’janë mjaftueshëm transparente

Baraliu: Partitë kanë përkrahje financiare nga donatorë të ndryshëm, s’janë mjaftueshëm transparente
09/06/2026 - 20:19

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë partitë politike në Kosovë kanë përkrahje nga donatorë të ndryshëm. Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se këto...

Më shumëDetails

Përveç Vjosa Osmanit në Prishtinë para Abdixhikut është edhe kjo kandidate për deputete

Përveç Vjosa Osmanit në Prishtinë para Abdixhikut është edhe kjo kandidate për deputete
09/06/2026 - 20:02

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga të gjiths subjektet politike në vend. Në kryeqytet deri tani janë numëruar pak mbi 15% të votave për...

Më shumëDetails

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit
09/06/2026 - 19:49

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të...

Më shumëDetails

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së
09/06/2026 - 19:43

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit gjatë paraqitjes së tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai vlerësoi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë