Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke thënë se SHBA’a do të fundosë çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, përcjell Reporteri.net.
Trump pretendoi se, ndërsa marina e Iranit është “shkatërruar plotësisht”, SHBA nuk i ka fundosur “anijet e shpejta sulmuese”, duke paralajmëruar se nëse ato afrohen pranë bllokadës, Marina Amerikane do të përdorë të njëjtat taktika që përdoren kundër anijeve të dyshuara për trafik droge.
“Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije afrohet qoftë edhe pak pranë bllokadës sonë, ato do të shkatërrohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem eliminimi që përdorim kundër trafikantëve të drogës në det. Është i shpejtë dhe brutal”, ka shkruare Trump në Truth Social.
Trump njoftoi sot planin e tij për të bllokuar të gjitha anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së sqaroi më vonë se do të lejojë qarkullimin në këtë rrugë ujore kyçe për anijet që udhëtojnë midis porteve jo-iraniane












