Presidenti amerikan, Donald Trump po bëhet gjithnjë e më i bindur ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton ndaj idesë së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në përshkallëzim.
Kështu raporton CNN me burime, duke thënë se qëndrimi i ri, më agresiv përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në të menduarit e Trump.
Megjithatë, këto burime thanë se Trump mbetet i hapur për një zgjidhje diplomatike – nëse Irani bën lëshime të mëdha.
Gjatë fundjavës dhe deri të hënën, diskutimet midis zyrtarëve të administratës Trump vazhduan të përqendroheshin në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje diplomatike.