Nuk kanë mbetur shumë orë deri në takimin virtual të së mërkurës mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, bashkë me liderë të tjerë evropianë, për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë.
Megjithatë, Trump ka filluar të trajtojë këtë temë edhe në platformën e tij Truth Social.
Në postimin e tij më të fundit, ai mbron takimin që pati të premten me presidentin rus Vladimir Putin, i cili u zhvillua në Alaska.
Trump kritikon mediat dhe gazetarët që, sipas tij, pretendojnë se: “Edhe pse takimi u mbajt në tokë amerikane, ‘Putini tashmë ka fituar’.”
“Për çfarë bëhet fjalë?”, pyet Trump.
“Ne po fitojmë në çdo gjë. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit,” shkruan ai. “Por nuk ka rëndësi, sepse ne po fitojmë në gjithçka!!!”, u shpreh Trump.