Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”

25/07/2025 - 22:22
në Lajme
A A
Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që ky takim ende nuk ka ndodhur.

Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

“Do të ndodhë, por duhet të kishte ndodhur tre muaj më parë. Do të ndodhë,” tha Trump, teksa po përgatitej të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci.

Më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të punojë për të organizuar një takim midis Trumpit dhe Putinit në Stamboll, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Këtë javë, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i sjellim këta liderë së bashku në Stamboll,” tha Erdogan gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Më herët këtë javë, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi ka propozuar një samit të liderëve në fund të gushtit.

Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundshëm vetëm nëse finalizohet një marrëveshje paqeje.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter, sot ka gradën “Hero i Kosovës”
Lajme

Kurti: Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter, sot ka gradën “Hero i Kosovës”

26/07/2025 - 11:51
Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare
Kryesore

Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

26/07/2025 - 11:17
Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, me Limajn s’kam….
Lajme

Haradinaj tenton të merr vëmendje në ditën e fundit të afatit 30 ditor, kritikon Gjykatën Kushtetuese

26/07/2025 - 11:06
“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë
Lajme

“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë

26/07/2025 - 10:26
Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet
Lajme

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

26/07/2025 - 09:35
OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media
Lajme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

26/07/2025 - 09:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Haliti: Eshtë përgatitur që të ‘gatuhet’ diçka, do të ketë surpriza befasuese nesër në Kuvend!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë