Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Turqia dhe Gjermania grinden për donerin

28/09/2024 - 16:57
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Turqia dhe Gjermania grinden për donerin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania dhe Turqia po debatojnë për specialitetin doner kebabin, ndërsa Berlini bën thirrje ndaj përpjekjes së Ankarasë që ushqimi popullor i rrugës të marrë të njëjtin status të mbrojtur në BE si proshuta spanjolle dhe pica napolitane.

Diskutimi rreth kebabit filloi në prill, kur Turqia paraqiti kërkesën për të regjistruar emrin “doner” në mbarë Evropën si një “specialitet tradicional të garantuar,” që do të thotë se vetëm ata që ndjekin metoda të caktuara të prodhimit dhe specifikimet për mishin, do të mund ta përdorin këtë etiketë për këtë specialitet.

Industria e doner kebabit gjeneron rreth 2.3 miliardë euro në vit vetëm në Gjermani dhe 3.5 miliardë në mbarë Evropën, sipas Shoqatës së Prodhuesve Turq të Donerit në Berlin.

Nëse Bashkimi Evropian miraton kërkesën e Turqisë për të rregulluar se çfarë ligjërisht mund të quhet kjo pjatë, statusi i doner kebabit në Gjermani do të rrezikohej. Pse?

Rreth dy milionë donerë kebabë, mish i mbështjellë në bukë, i spërkatur me salca dhe perime, konsumohen çdo ditë në Gjermani, shkruan Politico, që është shumë për një vend me 83 milionë banorë. Doner kebabi, madje, ka tejkaluar një specialitet të vjetër gjerman, currywurst-in, një sallam viçi i skuqur i mbuluar me salcë domatesh dhe kërri (ketchup dhe curry), si ushqimi më i preferuar i shpejtë në vend, sipas një studimi të vitit 2022.

Fjala “doner” vjen nga folja turke “dönmek”, që do të thotë “të rrotullohet”. Mishi piqet me orë të tëra në një hell dhe pritet kur piqet dhe bëhet krokant. Në Turqi, fillimisht ky specialitet përbëhej nga mishi i qengjit dhe shërbehej vetëm në pjatë. Por, në vitet 1970, emigrantët turq në Berlin vendosën ta shërbejnë atë në një simite dhe ta përshtatin recetën në mënyrë që të mund të shërbehej si ushqim i rrugës në porcione të mbështjella në letër.

“Ata kuptuan që gjermanët pëlqejnë gjithçka që është në bukë”, tha Deniz Buchholz, pronar i një dyqani kebabi në Berlin, për Associated Press (AP). Dhe, kështu erdhi shërbimi i doner kebabit në stilin e Berlinit. “Nga politikanët te kalimtarët në rrugë, të gjithë hanë doner kebab”, tha Buchholz.

Shoqata Ndërkombëtare për Doner Kebabin, me seli në Stamboll, paraqiti në vitin 2022 kërkesën për përfshirjen e doner kebabit në listën e BE-së si një “specialitet tradicional i garantuar,” që do të thotë se mishi duhet të përgatitet sipas një procedure të vetme për t’u quajtur doner kebab.

Nëse aplikimi i Ankarasë është i suksesshëm, vetëm mishi i viçit dhe qengjit “i prerë horizontalisht në copa të trasha 3-5 milimetra” do të mund të shitet si doner. Filet e pulës mund të jenë më të trasha, ndërsa mishi i grirë do të ndalohej.

Si përgatitet mishi për doner?
Nëse përdoret mishi i viçit, duhet të jetë nga lopë të paktën 16-muajshe, ndërsa mishi i qengjit nga dele të paktën 6-muajshe; doneri i pulës duhet të përgatitet nga mishi i gjoksit dhe/ose i kofshës.

Kjo vendim nuk u prit mirë nga Gjermania, e cila parapëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj, shkruan portali The Berliner.

Gjykata e BE-së në Bruksel, aktualisht, është duke dëgjuar kundërshtimet e Gjermanisë, e cila dëshiron të përdorë mish viçi të freskët, viç të ri dhe madje edhe mish gjeldeti në doner kebabin e saj.

Gjermania pretendon se rregulloret që kërkon Turqia do të krijonin pengesa të mëdha burokratike dhe do të rrisnin çmimin e ushqimit më të popullarizuar të shpejtë në këtë vend.

Duket se perimet, gjeldeti dhe disa kebabë viçi, të cilët janë të njohur në Gjermani, nuk do të lejohen më sipas kërkesës së Turqisë, duke shkaktuar konfuzion në industrinë e ushqimit të Gjermanisë.

Rregullat e reja që kërkon Turqia do të kishin “pasoja katastrofike për industrinë gastronomike si dhe për konsumatorët”, tha Ingrid Hartges, drejtoreshë e Shoqatës së Hoteleve dhe Restoranteve Gjermane. Ajo shtoi se nuk ishte nevoja që BE-ja të ndërhynte në industrinë e doner kebabit, e cila tashmë është “plotësisht dhe qartë e rregulluar” nga standardet kombëtare gjermane që në vitin 1992.

Me të ashtuquajturin “inflacion të donerit”, shkruan The Guardian, dhe me çështjen tashmë të mprehtë të kostos së jetesës përpara zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore në shtator, Berlini, pak para afatit të 24 shtatorit të vendimit të BE-së për rregullimin, vendosi veton.

Inflacioni i donerit i referohet rritjes së çmimit të këtij specialiteti në Gjermani me 75% që nga viti 2016, në krahasim me një rritje totale të inflacionit prej 24%, sipas një studimi të bazuar në rishikimet e restoranteve të kebabit në Google. Rritja ka qenë veçanërisht e theksuar në dy vjetët e fundit, me çmimin mesatar që është rritur nga 5 euro në vitin 2022 në 7 euro në vitin 2024.

Komisioni Evropian duhet të vendosë nëse 11 kundërshtimet e parashtruara nga Gjermania ndaj kërkesës së Turqisë, janë të mbështetura.

Nëse e bëjnë këtë, Gjermania dhe Turqia do të kenë deri në gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Fjala e fundit i takon Komisionit Evropian.

“Me njëfarë habie u njoftuam për kërkesën e Turqisë”, tha Ministria Federale Gjermane për Ushqimin dhe Bujqësinë në një deklaratë për AP-në.

“Doneri është pjesë e Gjermanisë, dhe shumëllojshmëria e mënyrave të përgatitjes reflekton shumëllojshmërinë e vendit tonë, dhe kjo duhet të ruhet. Në interes të shumë adhuruesve të këtij ushqimi në Gjermani, ne jemi të përkushtuar që doner kebabi të mbetet ashtu siç përgatitet dhe hahet këtu”, deklaroi kjo ministri.

Si Turqia, ashtu edhe Gjermania, që ka një diasporë të fortë turke prej rreth 2.7 milionë njerëz, pretendojnë se janë vendlindja e doner kebabit ashtu siç konsumohet sot masivisht në mbarë botën./REL/

JU REKOMANDOJMË

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris
Kuriozitete

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris

05/07/2025 - 15:27
Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji
Kuriozitete

Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji

04/07/2025 - 22:21
Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror
Kuriozitete

Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

26/06/2025 - 10:10
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Lajme

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26/06/2025 - 10:08
Katër gabime që bëni në mëngjes
Kuriozitete

Katër gabime që bëni në mëngjes

26/06/2025 - 09:38
5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?
Ndryshe

5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?

24/06/2025 - 00:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë