Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit kërkon mobilizim për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe amerikanët në takim

21/01/2025 - 17:19
në Kryesore, Lajme
A A
U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit kërkon mobilizim për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe amerikanët në takim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive. Aty ishte e pranishme edhe koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari.

Kelmendi në këtë takim ka kërkuar angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës.”

Në njoftim thuhet se kanë pranuar informata lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” dhe se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet.

“Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja znj. Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet. Në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore. Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës.”

 

 

JU REKOMANDOJMË

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Lajme

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq

18/09/2025 - 08:21
Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet
Lajme

Haradinaj: VV më ka lyp votë për Rashiqin, jo për Donika Gërvallën

18/09/2025 - 08:06
Deputeti i VV-së minimizon vendimin e fundit të SHBA-së: Mes miqsh ka mospajtime, nuk u pezullua dialogu si proces
Lajme

Deputeti i VV-së minimizon vendimin e fundit të SHBA-së: Mes miqsh ka mospajtime, nuk u pezullua dialogu si proces

18/09/2025 - 07:57
Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë