Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi.
Njoftimin e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës ku ka thënë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00.
Njoftimi i plotë:
Njoftim,
Njoftojmë familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë se në fshatin Pastasel, pas një sëmundjeje, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi.
Varrimi do të bëhet sot, më 3 janar 2026 (e shtunë), në orën 14:00, në vendlindjen e tij.
Ngushëllime familjes Krasniqi. Lavdi jetës dhe veprës së Nazmiut për kontributin e dhënë për liri. 🇦🇱













