Ndërrimi i tretë nisi punën mbrëmë rreth orës 23:00. Por, kur erdhi koha e përfundimit të ndërrimit, jo të gjithë ata që hyn arritën të dalin.
5 pompistë kanë mbetur të bllokuar poshtë në Minierë që orej orës 07:00 të këtij mëngjesi, mëson ekskluzivisht “Jepi zë”.
Ata kanë dalë tek 9 orë pasi qëndruan qindra metra nën tokë, ani pse orarin e punës e kishin përfunduar. Këta 5 pompistë, duke përfshirë edhe orarin e punës, kanë qëndruar për rreth 17 orë nëntokë.
Arsyeja e bllokimit të këtyre minatorëve, siç mëson “Jepi zë”, erdhi për shkak se u ndal rryma në Minierë. Mësohet se kjo erdhi pas një problemi teknik në Parkun Industrial në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryesindikalisti i Trepçes, Ibrahim Jonuzi.
Ai tha se 5 minatorë kanë mbetur të bllokuar për shkak të defektit të rrymës.
“Po, kanë mbetur 5 pompistë pasi gjatë daljes së ndërrtimit të tretë ka ndodhur një problem teknik me rrymë. Tani ata kanë dalë shëndosh e mirë”, ka thënë Jonuzi.
Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur minatorët mbesin të bllokuar nëntokë për shkak të prishjeve.












