Mëngjesin e sotëm në Spitalin i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, janë përballur me mungesë të energjisë elektrike, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Pas disa ore Spitali ka lëshuar njoftim se pas intervenimit nga KEDS dhe ekipeve teknike është rikthyer furnizimi me energji elektrike.
“Situata është menaxhuar me profesionalizëm dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për shëndetin e pacientëve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë, 17 qershor 2025
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Në orën 10:30, të ditës së sotme ( e martë), është regjistruar një defekt i përkohshëm në trafon elektrike që gjendet në hapësirat brendshme të spitalit, e që nuk është në përgjegjësi të Spitalit.
Pas angazhimit të ekipeve teknike të Spitalit dhe KEDS, defekti është sajuar dhe është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Fillimisht, ndalimi i energjisë ka ndodhur nga rrjeti i qytetit, ndërsa më pas ka pasuar defekti në trafon e cekur më lartë.
Menjëherë pas identifikimit të problemit, janë mobilizuar ekipet teknike të spitalit, të cilët kanë dalë në terren për të siguruar rikthimin e shërbimeve. Situata është menaxhuar me profesionalizëm dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për shëndetin e pacientëve.
Stafi shëndetësorë i Spitalit të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” po ofron kujdesin e plotë dhe të nevojshëm për qytetarët, me të gjitha shërbimet, situata është menaxhuar, nuk ka pasur asnjë kërcënim për sigurinë e pacientëve.