Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar pas publikimit të një punimi (hulumtimi) të kryeparlamentarit, Dimal Basha në të cilin janë hedhur pretendime për lidhjet e UÇK-së me kriminelë shqiptarë jashtë dhe brenda Kosovës e ku është përmendur edhe vetë Haliti.
“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar”, kishte shkruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një hulumtim të publikuar në vitin 20212, si bashkautor me Jana Arsovska.Haliti ka theksuar se është krenar për kontributin e tij në UÇK, derisa ka goditur Bashën duke thënë se “janë disa ‘Dimala’ që kopjojnë analitikën e UDB-së dhe BIA-s”.
Madje, nuk la pa përmendur as ata që e votuan Dimalin, duke aluduar në bashkëpartiakët e vet.
“Nuk është vetëm Dimal Basha. Janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-së e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-së… Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës. Si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit”, ka shkruar ai në Facebook.