Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që dje u raportua se është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Arlind Manxhuka nga kjo parti, për T7, ka thënë se VV’ja, është duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja.
“Ne përpiqemi maksimalisht. Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri”, ka deklaruar Manxhuka.












