Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“U shkatërruam, zemra mu thye – do t’i varrosim në Kosovë”, flet babai i vajzave që humbën jetën në Gjermani

23/06/2026 - 12:41
në Lajme, Pa kategori
A A
Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vdekja e dy motrave kosovare nga familja Zubaku prej fshatit Topanicë i Komunës së Kamenicës, që humbën jetën në një aksident në Gjermani ka tronditur familjen, diasporën dhe gjithë vendin.

Mes dhimbjes së madhe, babai i tyre ka folur tejet i prekur për humbjen e madhe të dy të bijave të tij, Erzës dhe Aulonës, njëra 23 e tjetra 17-vjeç,

“Jemi të gjithë të shkatërruar. Zemra ime është e thyer. Të dyja ishin në kulmin e jetës së tyre”, tha ai, duke treguar se lamtumira e fundit do t’iu jepet në vendlindje, raporton Klankosova.tv
I pikëlluar, prindi i tyre ka treguar tutje për planet e vajzave dhe jetën që fatkeqësisht ishte e shkurtër për to.

“Vajzat ishin në kulmin e rinisë dhe kishin plane e ëndrra për të ardhmen. Vajza e madhe kishte përfunduar së fundmi shkollimin e lartë profesionale dhe ishte e punësuar në Olten të Zvicrës, ndërsa motra e saj më e vogël ishte në vitin e dytë të përgatitjes profesionale. Ato ishin në kulmin e jetës së tyre dhe e donin jetën. Fatkeqësisht, ishte shumë e shkurtër për to, na mungojnë shumë.” – ka deklaruar ai për mediat zvicerane, raporton Klankosova.tv
Detajet e aksidentit tragjik

Sipas autoriteteve atje, më 20 qershor, pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, ndodhi një përplasje anësore mes dy veturave gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në të majtën.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, të dy drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet e tyre, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Njëri nga të përfshirët në aksident pësoi lëndime të rënda.

Pengesat e krijuara në rrugë nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin fuqishëm. Si pasojë, pranë dalje­s së Appenweier ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër prej pesë veturave nuk u lënduan, për dy gra që udhëtonin në një veturë tip Smart nuk pati mundësi shpëtimi. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda”, raportoi Blick.

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër.

Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË

Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA

Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA
01/10/2026 - 21:42

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para disa ditësh zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të...

Më shumëDetails

Logo e UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe

Logo e UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe
01/10/2026 - 20:56

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Ish-gjenerali shpërthen ndaj Speciales, Clark: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë

Clark: Bota po e shikon Kosovën, ekonomia dhe investimet, veçmas nga SHBA, mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë
01/10/2026 - 20:46

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka reaguar lidhur me dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin e procesit gjyqësor....

Më shumëDetails

Kurti tha dje se Bekim Sejdiu mbetet kandidat për President, Haxhiu e përsërit: E kemi emrin, megjithatë duhen votat

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
01/10/2026 - 20:33

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje. Pas...

Më shumëDetails

“Rroftë UÇK”, Haradinaj: Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi

“Rroftë UÇK”, Haradinaj: Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi
01/10/2026 - 20:03

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë, duke kundërshtuar aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Mjeti i dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

Mjeti i dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit
01/10/2026 - 19:35

Policia e Kosovës ka dal me detaje shtesë për një mjet të dyshuar të vërejtur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Po;ocoa tha se pas pranimit të informatës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1405 Shpërndaje
    Shpërndaje 562 Tweet 351
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    424 Shpërndaje
    Shpërndaje 170 Tweet 106
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    332 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    293 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë