Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ukraina dhe 7 vende të tjera po kërkojnë nga gjigantët e teknologjisë të godasin dezinformimin

01/04/2023 - 17:36
në Tech
A A
Ukraina dhe 7 vende të tjera po kërkojnë nga gjigantët e teknologjisë të godasin dezinformimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Ukrainën, po u bëjnë thirrje gjigantëve të teknologjisë që të godasin dezinformatat e përhapura në faqet e mediave sociale nga “forcat armiqësore” që ata thonë se po minojnë paqen dhe stabilitetin.

Në një letër të hapur të nënshkruar nga kryeministrat e tyre, vendet thonë se platforma të tilla si Facebook i Metës duhet të ndërmarrin hapa specifikë, të tillë si refuzimi i pagesave nga individët e sanksionuar dhe ndryshimi i algoritmeve të tyre për të promovuar fake news.

“Manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit, përfshirë dezinformimin, po zhvillohen për të destabilizuar vendet tona, për të dobësuar demokracitë tona, për të penguar anëtarësimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën kundër luftës së Rusisë”, thuhet në letër. “Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet të jenë vigjilente dhe t’i rezistojnë përdorimit të tyre si një mjet për të avancuar qëllime të tilla. Ata duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar që platformat e tyre të mos përdoren për të përhapur propagandë ose dezinformata që reklamojnë luftën, justifikojnë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe forma të tjera të dhunës,” shtuan ata.

Letra është nënshkruar nga kryeministrat e Ukrainës, Moldavisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ajo u publikua nga zyra e kryeministrit çek Petr Fiala.

Një përfaqësues i qeverisë çeke nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes se kujt i drejtohej letra. Në këtë tekst vendet argumentojnë se proceset algoritmike duhet të jenë më transparente dhe publiku duhet të njohë politikën e faqeve të internetit dhe mënyrën se si zbatohet. Ata gjithashtu thonë se platformat duhet të ndajnë burime dhe staf të mjaftueshëm për të kontrolluar përmbajtjen, për të adresuar kërcënimin në rritje të falsifikimit të thellë dhe dezinformimit të krijuar nga sistemet e inteligjencës artificiale.

“Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë fuqinë për t’u bërë aleatë vitalë në përpjekjet tona të përbashkëta për të kundërshtuar sulmet armiqësore të dezinformimit ndaj demokracive tona dhe rendit ligjor ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” thonë ata. /abcnews.al

JU REKOMANDOJMË

Apple ua ndalon punëtorëve përdorimin e ChatGPT
Tech

Apple ua ndalon punëtorëve përdorimin e ChatGPT

01/06/2023 - 15:28
Pritet të lansohet në Shtator, iPhone 15 do ju befasojë me ndryshimet
Tech

Pritet të lansohet në Shtator, iPhone 15 do ju befasojë me ndryshimet

31/05/2023 - 14:36
Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve
Tech

Meta nis largimin nga puna të 10 mijë punëtorëve

30/05/2023 - 21:32
Si të kontrolloni nëse dikush ka “hakuar” fjalëkalimin tuaj?
Tech

Si të kontrolloni nëse dikush ka “hakuar” fjalëkalimin tuaj?

29/05/2023 - 20:33
Të gjithë iPhone-t së shpejti do të mund të flasin me zërin tuaj
Tech

Të gjithë iPhone-t së shpejti do të mund të flasin me zërin tuaj

18/05/2023 - 15:47
Kosova pritet të marrë vendim për ndalim ose jo të Tik-Tok-ut
Tech

Kosova pritet të marrë vendim për ndalim ose jo të Tik-Tok-ut

28/04/2023 - 16:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një 19 vjeçar

    Plagoset një person në Skenderaj, policia jep detaje

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje të rënda: Sulmohen dy shqiptarë në veri, Policia i dërgon në spital

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Hovenier takohet me Kurtin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë