Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ulje apo rritje pagash? Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri

01/03/2023 - 09:22
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ulje apo rritje pagash? Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dikush u ankua, e dikush u shfaq i kënaqur. Ata që marrin paga nga shteti, kanë pasur reagime të ndryshme lidhur me pagat të cilat janë ekzekutuar dje për herën e parë me Ligjin e ri të Pagave që u miratua kohë më parë.

Reagime të ndryshme ka pasur nga ana e policëve nëpër rrjete sociale, të cilët janë ankuar lidhur me kompensimin e shtesave dhe benefiteve të tjera me ligjin e ri, raporton Nacionale.

Një zyrtar policor me inicialet G. N. ka shkruar në Facebook se “(kjo është rroga) më e vogël deri tash që e kam marrë prej që punoj në Polici qe tri vjet.” derisa shprehte zemërimin e tij.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, u shpreh se po ashtu kishte marrë shqetësime nga kolegët me të cilët kishte folur, dhe se problemi ishte te shtesa e rrezikshmërisë që sipas tij ishte hequr.

“Janë edhe disa kolegë që po më shkruajnë, e që po më thonë se rrezikshmëria është hequr. Pakënaqësia është definitivisht shumë e madhe, dhe për këtë gjë kemi shprehur pakënaqësinë tonë edhe më herët,” – tha ai.

Zeqiri u shpreh se Qeveria e Kosovës duhej të jepte shpjegime se çka kishte ndodhur me shtesën e rrezikshmërisë.

Policia e Kosovës është vetëm një nga dhjetëra sindikatat dhe institucionet që i janë drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit, që Ligjin e ri të Pagave ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Pak më të kënaqur me pagat e reja janë parë mësimdhënësit. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi dje se ka rritje për rreth 100 euro.

“Tek një pjesë e mësimdhënësve është lexuar gabim mesazhi ynë i parë. Ne kemi thënë se nuk kemi pritur vlerën e koeficientit 105 e kemi pritur që së paku qeveria të vendosë për një koeficient 120. Mirëpo edhe me vlerën 105 kemi hetuar një ngritje page mesatarisht 100 euro te punëtorët e arsimit, megjithatë ka lëvizje të pagave. Jemi në pritje që qeveria ta mbajë së paku fjalën se e ka dhënë që për vitin e ardhshëm koeficienti të shkojë për 110 euro apo mbase do të krijohen kushte të një dialogu të mirëfilltë dhe do të insistojmë që ky koeficient të jetë 120”, deklaroi Jasharaj.

Megjithatë, sindikalisti Ali Sefaj pati kritika se ka keqinformim nga institucionet edhe lidhur me pagat e mësimdhënësve.

“Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro. Njejtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, ka shkruar Sefaj.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë reagime nga punonjës të sektorit publik e përfaqësues të partive politike.

Reagimet

Një reagim i ashpër erdhi edhe nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i cili është shprehur se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, disave përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet.

“Në vend të pagave, punëtorët e sektorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai u shpreh se sot shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën dhe u mashtruan.

E lidhur me shtesat, MPB ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars, meqë siç thonë po vazhdon procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave nga ana e Komisioneve.

“Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatë.

Kritika ka pasur edhe Nol Nushi nga PSD-ja. “Ekzekutimi i pagave ne sektorin publik po del te jete masaker financiare. Mashtrimi eshte i frikshëm”, ka shkruar ai.

Edhe pse pagat janë ekzekutuar me Ligjin e ri, tashmë Avokati i Popullit është duke trajtuar të gjitha ankesat nga institucionet e organizatat, dhe pritet të ketë vendim nëse do ta dërgojnë këtë Ligj për trajtim në Gjykatën Kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

“Bllokada politike”/ Shefi i Zyrës së BE’së arrin në Presidencë
Kryesore

“Bllokada politike”/ Shefi i Zyrës së BE’së arrin në Presidencë

21/07/2025 - 15:32
“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit
Lajme

“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

21/07/2025 - 15:23
Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë – Rasti po hetohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës
Lajme

Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë – Rasti po hetohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

21/07/2025 - 14:54
FSK-ja viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive
Lajme

FSK-ja viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive

21/07/2025 - 14:45
Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve, në Gjakovë
Kryesore

Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve, në Gjakovë

21/07/2025 - 14:17
Vëllai i Agon Zejnullahut: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Lajme

Vëllai i Agon Zejnullahut: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera

21/07/2025 - 14:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë