Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdojnë përplasjet virtuale mes Muratit e Bajramit

24/11/2024 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdojnë përplasjet virtuale mes Muratit e Bajramit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përplasjet virtuale mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetes Hykmete Bajrami janë duke vazhduar.

Së fundmi, këto përplasje kanë ndodhur në lidhje me procedurën e prokurimit për kontratat njëburimore. Ministri Murati ka qenë i pari që ka akuzuar opozitën për shpifje dhe propagandë në lidhje me këtë çështje.

“Tash e disa muaj keni dëgjuar nga opozita shpifje dhe propagandë për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara. Në prononcimet e tyre, kontratat me procedurë të negociuar ata i quajnë gabimisht dhe qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekretë, duke përdorur shifra të mëdha dhe flasin për keqpërdorime për të krijuar përshtypjen te publiku se këtu me të vërtetë duhet të ketë diçka”, ka shkruar Murati.

Më tutje ministri theksoi se prokurimi me procedurë të negociuar është një praktikë e parashikuar dhe e ligjshme në Ligjin për Prokurimin Publik, në nenet 34 dhe 35.

E pas kësaj ka reaguar deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami.

“Ku janë shpifjet? Ku është propaganda?” pyeti Bajrami në reagimin e saj, duke iu drejtuar ministrit Murati. Ajo theksoi se të dhënat janë të qarta dhe të verifikueshme.

E pas kësaj ka reaguar sërish ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Nga qëndrimi i mëparshëm se “kontratat me procedurë të negociuar janë të paligjshme dhe hajni”, Hykmetja tani vetëm paska treguar që e ka pyetur KRPP-në dhe ata i janë përgjigjur duke i dhënë shifrat për numrin dhe vlerën e kontratave të negociuara”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se “këto të dhëna i kam shfaqur edhe unë, madje jo veç për periudhën 2021-2024, por që prej 2008-tës. Pra deri këtu jemi në rregull”.

Murati tutje ka shtuar se me deputeten Bajrami dallimin e kanë tek fakti se kontratat e negociuara janë të ligjshme, ndërkaq për Bajramin dhe një pjesë të opozitës janë të paligjshme dhe hajni.

“Urdhëro pra Hykmete, na trego se në cilat kontrata keni vjedhur në vitin 2015, kur ju keni qenë ministre, dhe 16.1% e vlerës së kontratave të nënshkruara atë vit kanë qenë me procedurë të negociuar, meqenëse kontratat e tilla sipas teje qenkan hajni. Skena për ty”, ka shkruar Murati.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
Kryesore

Tahiri: Kushtetuesja duhet të pyetet për rastin e Albulena Haxhiut

09/05/2025 - 19:34
Djali i Thaçit shpreh publikisht mbështetje për Edi Ramën para zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Djali i Thaçit shpreh publikisht mbështetje për Edi Ramën para zgjedhjeve të 11 majit

09/05/2025 - 19:23
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit për aksidentin e rëndë në Prizren
Lajme

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

09/05/2025 - 19:09
Hysni Gucati thotë se po i refuzohet vizita në Hagë: Nuk po më japin asnjë arsye
Kryesore

Hysni Gucati thotë se po i refuzohet vizita në Hagë: Nuk po më japin asnjë arsye

09/05/2025 - 18:42
Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë
Lajme

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

09/05/2025 - 18:29
Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht
Lajme

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

09/05/2025 - 18:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i presidencës: Nëse e di dikush në Kosovë që Osmani s’bën ftesa koti, janë Peci dhe Gërvalla

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë