Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

31/12/2025 - 17:55
në Kryesore, Lajme
A A
Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026. Osmani ka thënë se viti që po e lëmë pas ka dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera dhe me unitet.

“Sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte poashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi”, thuhet ndër të tjera në urimin e Osmanit.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni,

Në këtë natë ndërrimi vitesh, teksa mbyllim një vit të mbushur me punë, vendime të rëndësishme, por edhe me sfida, ndalemi për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar së bashku dhe mbi forcën që kemi treguar si shtet dhe si shoqëri.

Viti që po e lëmë pas ka dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera dhe me unitet. Ka qenë një vit në të cilin kemi forcuar edhe më shumë pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, kemi mbrojtur rendin kushtetues e interesin shtetëror, si dhe një vit në të cilin kemi vazhduar punën për t’i forcuar aleancat tona me partnerët tanë strategjikë. Kosova ka treguar se është e pranishme, e dëgjuar dhe e respektuar në tryezat ndërkombëtare, si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie.

Kosova qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese, ndërsa brenda vendit vazhdon të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku të drejtat e njeriut, barazia dhe dinjiteti janë themeli ynë i përbashkët.

Sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte poashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi.

Ishte gjithashtu vit ku u dëshmua forca e demokracisë dhe e qytetarëve tanë: e punëtorëve, policëve e ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve plot ide inovative, grave e vajzave tona të jashtëzakonshme, si dhe e mërgatës sonë, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e pazëvendësueshme e zhvillimit dhe përfaqësimit të Kosovës në botë.

Viti 2026 që po vjen na gjen me përgjegjësi të reja dhe me synime të qarta. Synimi ynë mbetet një Kosovë akoma më e sigurt, akoma më e drejtë, akoma më e integruar dhe akoma më e zhvilluar. Një Kosovë ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku institucionet janë gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe ku çdo i ri dhe e re ka perspektivë për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet në vendin e vet.

Në Vitin e Ri, angazhimi ynë do të vazhdojë pa lëkundje për forcimin e vazhdueshëm të shtetit të së drejtës, avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë, rritjen e sigurisë, mbështetjen e familjeve, mbështetjen e rinisë, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Në këtë natë të veçantë, ju uroj shëndet, paqe dhe begati. Le të jetë viti 2026 një vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë.

Le ta nisim vitin e ri me besim në vete, në njëri-tjetrin dhe në Kosovën tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2026 me shëndet e plot momente gëzimi e feste, për ju dhe për Republikën e Kosovës!

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Gjykata nuk e mohon logjikën që e përdori Presidentja, por e korigjoi si e zbatoi

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
25/03/2026 - 22:06

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se arsyeja pse aktgjykimi dekretin e Vjosa Osmanit nuk e cilësoi si antikushtetues, por vetëm...

Më shumëDetails

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Lushaku Sadriu: Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës
25/03/2026 - 22:01

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qasje, sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri. Në një paraqitje direkte ajo tha se...

Më shumëDetails

Gërvalla pret në takim ambasadoren e Kroacisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe ekstradim

Gërvalla pret në takim ambasadoren e Kroacisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe ekstradim
25/03/2026 - 21:51

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku u diskutua thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në...

Më shumëDetails

Haxhiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vulosi të vërtetën, Kuvendi kishte detyrim ta zgjedhë Presidentin deri më 5 mars 2026

Bekim Haxhiu tregon veçantinë e numrit 109 në listë për deputet, i bindur në fitore me mbi 35 për qind: Me VV-në s’ka koalicion
25/03/2026 - 21:31

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Osmani që kishte shpërndarë legjislaturën e fundit, raporton...

Më shumëDetails

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Rrustemi i VV-së: Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve, ka qenë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin
25/03/2026 - 21:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konstatojë se dekreti i presidentes Osmani ishte anti-kushtetues dhe pa bazë kushtetuese. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, reagon Presidenca: Osmani s’ka bërë asnjë shkelje kushtetuese

Vendimi i Kushtetueses, reagon Presidenca: Osmani s’ka bërë asnjë shkelje kushtetuese
25/03/2026 - 20:45

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë