Përmes një postimi në X, ambasada ka njoftuar se rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë dalë fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jerseyt për vitin 2026.
“Javën e kaluar, ndërsa po festonim 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të New Jerseyt dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, rreshteri shqiptar Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi garuan në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Neq Jerseyt për vitin 2026 – dhe fituan në divizionet e tyre!”.
“Gjatë katër ditëve të vështira, konkurrentët u shtynë deri në kufijtë e tyre përmes garave me pengesa, testeve të fitnesit, aftësive luftarake në ujë, lundrimit në tokë dhe ushtrimeve të qitjeve me stres që përfshinin sisteme të shumëfishta armësh. Fitorja e tyre tregon forcën e Programit të Partneritetit Shtetëror. Urime!”, thuhet në postimin e ambasadës.













