Sot, Ushtria izraelite ka thënë se shumë raketa janë lëshuara nga Irani, duke i paralajmëruar qytetarët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve, raporton Veriu.info.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sistemet e tyre mbrojtëse po vepronin për të kapur kërcënimin.
“Komanda e Frontit të Brendshëm u ka udhëzuar banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, tha IDF në një deklaratë, transmeton Veriu.info.
Një ekip i CNN në Tel Aviv raportoi se sirenat u dëgjuan në qytet./Veriu.info