Vajza e Hazir Hazirit, i njohur si Zogu, që është ndaluar tash e disa muaj nga Serbia, po kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës për lirimin e tij.
Në një video-mesazh, e bija e Zogut, Kaltrina, thotë se babai i saj 77-vjeçar është në gjendje të rënduar dhe s’ka lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Në emër të familjes, ajo u bëri thirrje institucioneve që të bëjnë gjithçka të mundur që prindi i saj të lirohet nga shteti serb, transmeton Klankosova.tv
“Ne e kemi vizituar disa herë, sepse komunikimi me telefon nuk i është mundësuar. Gjendja e tij psikologjike është e rënduar dhe po e përjeton rëndë, sidomos për moshën e tij, 77-vjeçare. Ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe po mbahet pa asnjë provë, asnjë dëshmi.
Kemi pasur kontakt me përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili e ka vizituar babain disa herë.
Thirrja jonë është shumë e qatë, i kërkojmë institucioneve të Kosovës, të bëjnë gjithçka të mundur, për lirimin sa më të shpejtë të babait tonë”.














