Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

700 familje në mëshirën e fatit, RTK-ja pa paga: Paralajmërohet bojkotimi i ngjarjeve politike dhe fushatës

26/11/2025 - 14:51
në Lajme
A A
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Nëse nuk ka alokim të mjeteve, protestat nisin më 6 gusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

700 familje të punëtorëve të RTK-së, kanë mbetur nën mëshirën e fatit.

Që 26 ditë, RTK-ja ka mbetur pa buxhet e punëtorët pa rroga.

Askush nuk po e çan kokën për këta punëtorë, përderisa qeveria e fajëson ‘opozitën’, përderisa vetë qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur situatën.

Si pasojë, Sindikata pas grevës së vazhdueshme, ka paralajmëruar se do të bojkotohen të gjitha ngjarjet politike dhe ato të fushatës.

“Sindikata nuk do ta ndalë grevën. Kërkojmë mbështetje të plotë nga të gjithë kolegët në veprimet tona të drejta dhe ligjore. Brenda kësaj jave do të dalim me një qëndrim për bojkot të plotë të punës, sepse jemi të shtyrë nga mosveprimi i Qeverisë së Kosovës, të cilës i kemi kërkuar dhjetëra herë të gjejë një zgjidhje”, njoftoi Sindikata.

“Si është e mundur të gjenden para për zgjedhje, e të mos gjenden për bukën e gojës së 700 familjeve? Kjo është e papranueshme. I bëjmë thirrje qeverisë të zgjidhë urgjent problemin e alokimit të buxhetit dhe të mos na detyrojë të marrim masa që nuk i dëshiron askush. Njoftojmë edhe të gjithë akterët në vend se, pas konstituimit të legjislaturës së re, ligji për financimin e pavarur të RTK-së dhe çështja e pronës duhet të miratohen pa vonesë. RTK ka nevojë për një zgjidhje të përhershme që garanton funksionim të qëndrueshëm për të vetmin medium publik në vend”, thuhet më tutje.

Përderisa ata po mbajnë grevë, ministri në detyrë Hekuran Murati ka kërkuar përgjegjësi nga partitë opozitare.

Megjithatë, ai tha se janë duke menduar një zgjidhje nga kursimet.

“Është situatë tejet e vështirë që të gjithë ata familje të mos marrin paga. Megjithatë ne përkundër vullnetit që kemi. Ne gjetëm mënyrë në muajin gusht, me shpresën që do të kishim kuvend të konstituar. E dhamë overdraftin, që kur të vinë mjetetet të shlyhet overdrafti. Por, Kuvendi duhet të themelojë komisionin parlamentar, megjithatë e pamë situatë. Partitë tjera refuzuan kategorikisht, ne ishim të gatshëm për komisionin, por votat tona ishin të pamjaftueshme. Kësisoji kemi ardhur në situatën që Kuvendi refuzoi pagat RTK. Nuk ka mënyrë si të funksionalizohet komisioni dhe të alokohen mjetet. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

E në fakt, ata që janë në krye të RTK-së po i akuzojnë punëtorët për agjenda politike me grevat e tyre.

Kjo nga U.D Drejtori pa mandat, Hysen Hundozi, që dikur ishte në krye të organizimit sindikal. Tash, edhe grevat për paga po i quan politike.

Kështu ka lënë të kuptohet Hundozi në një Email që u ka shkuar të gjithë punëtorëve të RTK-së e të cilën e ka siguruar Nacionale.

Të njëjtin postim, Hundozi e ka bërë edhe në rrjete sociale.

“Dëshiroj të shpreh keqardhjen time që çështja e buxhetit të RTK-së nuk u zgjidh përmes themeluesit tonë. Mungesa e vendimmarrjes në Kuvend ka krijuar një situatë të rënduar financiare për Transmetuesin Publik dhe, mbi të gjitha, për punonjësit që tashmë po përballen me vonesa të pagave dhe pasiguri të vazhdueshme. Megjithatë, dua t’i siguroj të gjithë kolegët, partnerët dhe publikun se ne jemi duke punuar intensivisht për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme, ashtu siç kemi bërë edhe tre muaj më parë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante në vend dhe me partnerët tanë, për të siguruar funksionimin normal të Transmetuesit Publik. Në këtë situatë të ndjeshme, bëj apel që RTK të mos përdoret si mjet presioni apo si instrument për agjenda politike. Transmetuesi Publik i përket qytetarëve dhe duhet të mbetet jashtë çdo ndikimi që cenon misionin e tij profesional, të pavarur dhe kushtetues”, ka shkruar ai.

Kjo ka bërë që Sindikata e RTK-së të reagojë ashpër. Ata e kanë dënuar këtë gjuhë të U.D drejtorit me mandat të skaduar, pasi i njëjti ka qëndruar për më shumë se 1 vit si U.D. Fillimisht me vendim të Bordit, e më pas me një rekomandim nga Zyra Ligjore. Por, aktualisht po qëndron pa mandat.

“SPERTK e konsideron të pavend dhe të papranueshme deklarimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, i cili e ka cilësuar grevën si “politike”. Greva është tërësisht sindikale, e bazuar në të drejtat themelore të punëtorëve dhe në kushtet e rënda sociale-profesionale me të cilat ata përballen prej muajsh. Për më tepër, nuk është e qartë në çfarë cilësie po i lëshon deklaratat UD-ja, duke krijuar huti te punëtorët dhe opinionit publik. Madje punëtorë asnjëherë nuk janë njoftuar se çfarë hapash janë marrë për ti siguruar mjetet, duke paralajmëruar se do të vijmë në situatë të njëjtë sikur para tre muajve. Pra janë treguar totalisht neglizhent dhe të paaftë si dhe të vetëkënaqur nga: fillimisht dështimi, pastaj kinse zgjidhja”, thuhet në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë