Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vaki kosovare/Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi pritet të bëhet sot kryetar i FC Vushtrria

19/10/2024 - 14:17
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Vaki kosovare/Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi pritet të bëhet sot kryetar i FC Vushtrria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fillim të muajit korrik klubi i futbollit FC Vushtrria kishte prezantuar biznesmenin Shaip Mikullovci si sponsorin kryesor, duke thënë se ky është shpresa e fundit për ta arritur suksesin.

Rreth dy javë me pas FC Vushtrria kishte mbajtur Kuvendin e klubit për të zgjedhur organet drejtuese, përfshirë edhe kryetarin e klubit, mbledhje e cila ishte ndërprerë.

Veriu.info mëson se sot në ora 18:00 FC Vushtrria do të mbajë Kuvendin e klubit ku pritet të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të këtij klubi, zgjedhje e cila pritet të ngjallë debat në opinion kosovar.

Kjo pasi që, siç mëson Veriu.info, kryetar i klubit do të zgjedhet Ish kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi, i cili në fillim të vitit 2024 kishte dorëzuar detyrën e kryetarit të BIK te Dr. Ejup Haziri.

Veriu.info ka kontaktuar më Shemsi Rrahimin për ta pyetur se a do të jetë kandidat për kryetar të klubit të futbollit FC Vushtrria në Kuvendin e sotëm, ku ai e ka konfirmuar: “Po ashtu. Por si të doni nashta më mirë është me prit të përfundon kuvendi”, duke sugjeruar në mos publikimin e lajmit deri pas Kuvendit të klubit.

Ndërsa, i pyetur se cilat janë arsyet që po e shtyejnë të marrë një pozitë të tillë dhe a ka pasur përvoja të mëhershme në futboll, Shemsi Rrahimi ka zgjedhur heshtjen duke mos kthyr më përgjigje.

Se çka mund t’i jep një klubi futbolli si kryetar një ish kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, këtë mund ta dijë ndoshta vetëm Shemsi Rrahimi dhe shefi i tij, Shaip Mikullovci, i cili është sponsori kryesor i FC Vushtrria për edicionin futbollistik 2024/25.

Pse pikërisht ish kryetari i BIK në Vushtrrri pritet të zgjedhet kryetar i FC Vushtrria?

Veriu.info mëson se ish kryetari i BIK në Vushtrri, Shemsi Rrahimi, tashmë është punëtor i kompanisë “Emona Group” (Emona ShPK), pronar i së cilës është Shaip Mikullovci që tash është edhe sponsor kryetar i FC Vushtrria.

Kjo vërtetohet përmes një njoftimi të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri të publikuar me 3 tetor 2024, ku Shemsi Rrahimi si përfaqësuesi i Emona Group i dhuron një furgon Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri në emër të Shaip Mikullovcit.

Kush është Shemsi Rrahimi?

Siç e cekëm edhe më lartë Shemsi Rrahimi ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i BIK në Vushtrri.

Përveç kësaj detyre që e mbante e për të cilën ishte njohur, emri i tij është apostrofuar edhe për një skandal në Medresenë Alaudin, institucion i cili më vonë i kishte mohuar akuzat.

JU REKOMANDOJMË

Naim Rexha dhe Eduart Aliu nisin punën si gjykatës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Naim Rexha dhe Eduart Aliu nisin punën si gjykatës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë
08/05/2026 - 11:23

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, ka mirëpritur dje në një takim njoftues dy gjyqtarët e rinj, Naim Rexha dhe Eduart Aliu,...

Më shumëDetails

Agim Veliu për rikthimin në garë: Shefat e partisë (LDK) duhet të vendosin!

Agim Veliu për rikthimin në garë: Shefat e partisë (LDK) duhet të vendosin!
08/05/2026 - 11:17

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe diskutimet për bashkimin e së djathtës politike. Në një prononcim për Indeksonline,...

Më shumëDetails

Mbyllet “A.B.A Profesional School” në Ferizaj – dyshohet se lëshonte diploma false, arrestohet pronari

Mbyllet “A.B.A Profesional School” në Ferizaj – dyshohet se lëshonte diploma false, arrestohet pronari
08/05/2026 - 11:07

Një aksion i Policisë Kufitare dhe Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit ka zbuluar një skemë të dyshuar të falsifikimit të diplomave në Ferizaj, mëson Sinjali nga burime të...

Më shumëDetails

Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore

Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore
08/05/2026 - 10:41

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një market “Viva Fresh” në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku dy punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi sigurimi i marketit përdori...

Më shumëDetails

Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen

Elezi: 22 parti politike konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 parti dhe 3 koalicione mospjesmarrjen
08/05/2026 - 10:09

Në mesnatë ka përfunduar afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për...

Më shumëDetails

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë!

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë!
08/05/2026 - 10:04

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar dy pyetje/përgjigje që nuk ishin transmetuar gjatë intervistës së tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Sipas Fevziut, pyetjet ishin hequr...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë