Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Valon Farm” në Lipjan kapet me barna ilegale, Inspektorati gjen barnatoren pa farmacistin përgjegjës

26/06/2026 - 09:02
në Lajme
A A
“Valon Farm” në Lipjan kapet me barna ilegale, Inspektorati gjen barnatoren pa farmacistin përgjegjës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një raport i Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës ka nxjerrë në pah shkelje serioze në barnatoren “Valon Farm” me seli në Lipjan, ku gjatë një inspektimi zyrtar janë konstatuar mungesa e farmacistit përgjegjës në vendin e punës dhe prania e produkteve medicinale ilegale, të cilat më pas janë regjistruar dhe konfiskuar nga inspektorët.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, inspektimi në këtë barnatore është kryer më 10 mars 2025, nga ekipi i Inspektoratit Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në raport thuhet se inspektimi është zhvilluar bazuar në Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe udhëzimet administrative që rregullojnë veprimtarinë farmaceutike.

Gjatë kontrollit, inspektorët kanë verifikuar licencën e barnatores, licencën e farmacistit përgjegjës, prezencën e stafit profesional, si dhe produktet medicinale që gjendeshin në objekt.

Sipas konstatimeve të inspektorëve, barnatorja ishte e hapur dhe po ofronte shërbime farmaceutike, por farmacistja përgjegjëse nuk ndodhej në vendin e punës në momentin e inspektimit.

Ky fakt, sipas raportit, është evidentuar edhe në procesverbalin e inspektimit, i cili është lexuar para palës dhe është nënshkruar pa vërejtje.

Në dokument thuhet se “Valon Farm” posedonte licencë të lëshuar nga AKPPM, ndërsa farmaciste përgjegjëse figuron Fitore Mehmeti. Megjithatë, inspektorët kanë konstatuar se në momentin e kontrollit ajo nuk ishte e pranishme në barnatore.

Përveç mungesës së stafit profesional përgjegjës, inspektorët kanë evidentuar edhe produkte ilegale në hapësirat e barnatores. Në raport theksohet se gjatë kontrollit “janë gjetur produkte ilegale të cilat janë regjistruar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik”.

Në listat përcjellëse të konfiskimit, të bashkëngjitura me raportin, figurojnë dhjetëra produkte medicinale dhe preparate të ndryshme, me të dhëna për prodhuesin, dozën, formën farmaceutike, numrin serik, datën e skadimit dhe sasinë e paketimit. Këto lista janë pjesë e dokumentacionit zyrtar të inspektimit dhe mbajnë nënshkrimet përkatëse të palës prezente dhe inspektorëve.

Pas përfundimit të inspektimit, Inspektorati ka dalë me disa rekomandime të qarta për barnatoren.

Në raport kërkohet që subjekti të operojë vetëm konform kërkesave ligjore, të sigurojë praninë e farmacistit përgjegjës gjatë gjithë orarit të punës, siç përcaktohet me ligj, si dhe të qarkullojë vetëm produkte medicinale të regjistruara dhe të autorizuara nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Raporti po ashtu bën të ditur se, pas inspektimeve të përsëritura, barnatorja është konstatuar se ka vazhduar të kryejë të njëjtat shkelje, të cilat sipas dokumentit zyrtar përbëjnë shkelje serioze të ligjeve në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Aksident në Drenas: Vetura përplaset me trenin, dy persona përfundojnë në QKUK

Aksident në Drenas: Vetura përplaset me trenin, dy persona përfundojnë në QKUK
26/06/2026 - 09:50

Një veturë është aksidentuat me trenin në Drenas, me ç’rast është lënduar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri. Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës...

Më shumëDetails

Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi
26/06/2026 - 09:24

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Numri më i madh i...

Më shumëDetails

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë, rajoni i Dukagjinit më i prekuri

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë, rajoni i Dukagjinit më i prekuri
26/06/2026 - 08:17

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 16 gradë...

Më shumëDetails

Matoshi i reagon Abdixhikut: Tha se zgjedhjet janë çmenduri, pas dy minutave tha se vendi shkon në zgjedhje nëse s’pyetet LDK

“Të dhemb pak po shnosh”: Adriana Matoshi komenton përsëri situatën në Big Brother
26/06/2026 - 08:14

Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratave të fundit televizive të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Adriana Matoshi, ka ironizuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

LDK: Sonte LVV inicioi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës
26/06/2026 - 08:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nëse në kuadër të një marrëveshjeje politike i takon LDK-së të propozojë kandidatin për president të vendit,...

Më shumëDetails

Shenoll Muharremi: Këto momente po duket se i kemi tri LDK-ja

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
25/06/2026 - 23:00

gjendjen e brendshme në LDK, duke thënë se aktualisht duket sikur ekzistojnë “tri LDK-ja”. Sipas tij, një grup kërkon zgjedhje të brendshme dhe protesta kundër LVV-së, një tjetër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë