Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin

22/06/2026 - 21:12
në Lajme
A A
Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, përfundimin e luftimeve në Liban dhe lejimin e vizitave të inspektorëve ndërkombëtarë bërthamorë në Teheran.

“Ne vendosëm një themel shumë të mirë për një marrëveshje të suksesshme përfundimtare”, u tha Vance gazetarëve më 22 qershor në resortin Burgenstock në Zvicrën qendrore, pasi bisedimet mes palëve u zhvilluan gjatë gjithë natës.

“Marrëveshja përfundimtare është shtëpia. Ne vendosëm themelet; nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por e kemi krijuar një bazë të suksesshme për të arritur një rezultat të mirë për popullin amerikan”, tha ai.

Pak hollësi kyc janë bërë të ditura, por marrëveshja duket se pasqyron synimet ambicioze të shpallura në memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit.

Ky memorandum la të hapura për interpretim shumë nga kushtet e një marrëveshjeje me 14 pika.

Vance tha se Teherani është pajtuar ta lejojë kthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në vend dhe se palët kanë punuar për krijimin e një “mekanizmi bashkërendimi” për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit për transportet energjetike, si dhe për pastrimin e minave në zonë, me qëllim shmangien e ndërprerjeve në rrjedhat globale të naftës dhe gazit.

Më herët, ndërmjetësit e këtyre bisedimeve nga Katari dhe Pakistani, thanë se megjithëse negociatat formale për seancën e parë kishin përfunduar, diskutime të mëtejshme teknike do të zhvillohen nga delegacionet gjatë javës së ardhshme.

Sipas tyre, do të krijohen “grupe pune” për të trajtuar çështjet bërthamore, sanksionet, si dhe një grup për vëzhgimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, me qëllim sigurimin e zbatimit efektiv të memorandumit të mirëkuptimit dhe çështjeve të tjera.

Ministria e Jashtme e Iranit, në komente të raportuara nga mediat shtetërore iraniane, tha se bllokada amerikane ndaj porteve është hequr, se “disa asete të ngrira” janë liruar dhe se ka nisur një “plan i madh zhvillimi dhe rindërtimi për Iranin”.

Një zëdhënës i Ministrisë tha se, në lidhje me kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, “u ra dakord të organizohet një mekanizëm”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Zyrtarët thanë se bisedimet zgjatën 18 orë.

Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump – drejtuan ekipin negociator amerikan. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, kryesuan delegacionin e Teheranit.

Ndërmjetësit shtuan se, duke u mbështetur në memorandumin e mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit, “palët janë pajtuar për krijimin e një Komiteti të Nivelit të Lartë, i cili do të sigurojë mbikëqyrje politike të procesit të ndërmjetësimit”.

“Komiteti ka rënë dakord për një udhërrëfyes drejt arritjes së “jë marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, duke vendosur themelet për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të mëtejshme teknike”, thuhet në deklaratë.

Sipas asaj që thuhet tutje në deklaratë, është krijuar një “linjë komunikimi” për periudhën 60-ditore, “për të shmangur incidentet dhe keqkuptimet”, me qëllim garantimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit.

Po ashtu, do të krijohet një “qelizë dekonfliktimi” me përfshirjen e SHBA-së, Iranit dhe Libanit – e lehtësuar nga ndërmjetësit – për të siguruar përfundimin e operacioneve ushtarake në Liban, siç parashikohet në memorandumin e mirëkuptimit.

Araqchi i përsëriti komentet e Vance në një postim në X, duke thënë se është arritur “përparim i madh” në bisedime.

“Ndërmjetësimi nga Pakistani dhe Katari ka sjellë përparim të madh për t’i dhënë fund luftës në Liban”, shkroi Araqchi.

“Eksportet e naftës dhe produkteve petrokimike janë përjashtuar nga kufizimet, bllokada është hequr, disa asete të ngrira janë liruar dhe është nisur një plan i madh rindërtimi dhe zhvillimi për Iranin”, tha ai.

Uashingtoni është zotuar të lehtësojë lirimin e një fondi rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh, të mbështetur nga vende të rajonit, sapo të arrihet një marrëveshje më e gjerë përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit.

Marrëveshja – veçanërisht krijimi i fondit të rindërtimit dhe mungesa e qartësisë mbi programin bërthamor iranian – është pritur me zemërim nga demokratët amerikanë dhe nga shumë republikanë.

Vance iu përgjigj këtyre shqetësimeve duke thënë se, nëse fondet iraniane zhbllokohen ndonjëherë, SHBA-ja do të sigurojë që “paratë iraniane të përdoren për të ndihmuar popullin e Iranit dhe jo për të financuar terrorizmin”.

Shumë udhëheqës izraelitë kanë shprehur gjithashtu dyshime për disa aspekte të bisedimeve, duke theksuar se vendi i tyre nuk është palë në marrëveshje dhe duke u zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, është grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe degën politike./Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë