Grupi “Kosova Bojkoton” pérmes një votimi ka vendosur që më datat 28 shkurt, 1 e 2 mars do të bojkotohey “Viva Fresh Store” në të gjithë Kosovën, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu kanë vendosur 55.09% e votuesve në grupin “Kosova Bojkoton”.
Njoftimi i plotë:
28 SHKURT, 1 DHE 2 MARS. BOJKOTO VIVA FRESH STORE.
Përshëndetje të gjithëve,
Faleminderit shumë për kontributin e dhënë për këtë qëllim të përbashkët.
Para disa dite, përmes një vote publike, kemi vendosur që objekti i ardhshëm i bojkotit të jetë një rrjet i vetëm supermarketesh, në mënyrë që ta koncentrojmë presionin në një pikë të vetme, që shpresojmë do të sjell rezultate akoma më të dukshme. Po ashtu, në këtë mënyrë përçojmë një mesazh te rrjetet e tjera të supermarketeve se do të i’u vije rendi të gjithëve që abuzojnë me çmime.
Rrjeti i supermarketeve, të cilin po ashtu e zgjodhëm në një votë publike, që po e targetojmë në këtë bojkot, është ai i Viva Fresh Store.
Gjatë datave 28 shkurt, 1 dhe 2 mars, mos bleni në asnjë supermarket “Viva Fresh Store.”