Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Nga Presidenti Trump e kemi ushtrinë, më 2027 mund të vendoset afati për anëtarësim në NATO

22/02/2025 - 22:46
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Nga Presidenti Trump e kemi ushtrinë, më 2027 mund të vendoset afati për anëtarësim në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për mundësitë dhe sfidat që ka Kosova për anëtarësimin në NATO, duke vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë dinamike dhe e orientuar në koordinim me partnerët amerikanë dhe evropianë.

Sipas tij një nga kontributet më të mëdha të Trump, për Kosovën ka qenë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës dhe njohja e Izraelit.

“Gabojmë nese e lexojmë Trump gabimisht. Nga presidenti Trump ne i kemi transofrmimin e FSK në ushtri të Kosovës, kemi për herë të parë në një letër të presidentëve të ShBA që dialogu duhet të përfundoj me një njohje të ndërsjellë, kemi njohjen e Izraelit nga ai, nga Trumpi rajoni e ka Malin e Zi në NATO, Maqedonia e Veriut gjthashtu është antarsu në NATO. Një politikë e paparashikueshme është se si Evropa e sheh Trump dhe Trump e sheh Evropën ka një dallim kogja të madh. Ka një injorim të Evropës, se ajo nuk ka arrit në këto 30 vitet e fundit, mas fundit të luftës së ftohtë që ta gjej një mision gjeopolitik, as lufta në Ukrainë nuk e ka kfjellë gjeopolitikisht. Unë e shoh Trump si një mundësi nëse ne dim me u përshtat në atë se cfarë po ndodh. Ne duhet të ndërtojmë në mandatin e parë të Trump si një bazë për të kërku më shumë mbështetje dhe vëmendje amerikane, dhe mbi të gjitha edhe të themi se cilat janë pritjet që i ka nga ana jonë”, tha ai.

Për të ardhmen e Kosovës, Hoxhaj është optimist se, me një qeveri të përgjegjshme dhe një politikë të jashtme të fokusuar, mund të arrihet një avancim i shpejtë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, shkruan GazetaBlic.

“Unë e shoh shumë të mundur që një politikë dhe një kryeministër kredibil i Kosovës mund ta përmbyllë gjatë kësaj kohe jo tërsish procesin e antarsimit në NATO, por në vitin 2027 është një samit i madh i NATO-s në Shqipëri, dhe ne nese kemi një qeveri të përgjegjshme gjatë vitit 2025 dhe 2026, kemi një poltikë të jashtme dinamike nuk e përjashtoj mundësinë që në vitin 2027 mund të vendoset Kosova në agjenden e Samitit të NATO-s në Tiranë”, potencoi ai.

Ai ka theksuar mundësinë që, gjatë Samitit të NATO-s në vitin 2027 në Shqipëri, të mund të vendoset një afat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në aleancën ushtarake.

Hoxhaj gjithashtu thekson se gjatë dy viteve të ardhshme duhet të insistohet në nënshkrimin e një plani të veprimit për anëtarësim në NATO, që do të ishte një marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s, e ngjashme me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam më se i bindur se nëse punohet me vendosmeri dhe në koordinim me amerikanët dhe evropianët, 2027 mund të vendoset gurthemeli i anatarsimit të Kosovës në NATO, mund të merret drita e gjelbër që të përmbyllet procesi i antarsimit. Gjatë 2025 dhe 2026 duhet të insistohet të nënshkruhet një plan për veprim për antarësim në NATO që është raporti kontraktual si është MSA mes Bashkimit Evropian në Kosvoë. Kosova deri më tash nuk ka nënshkru asnjëherë një plan të veprimit për antarësimin në NATO, që është marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s. Unë e shoh të mundur që gjatë këtyre 2 viteve të përgatitet tereni për një gjë të tillë dhe në samitin e Tiranës, të ketë përafërsisht një afat se kur mund të përmbyllet antarsimi i Kosovës në NATO”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, letra e presidentit Trump dërguar presidentes Osmani, e cila thekson angazhimin e SHBA-ve për orientimin euroatlantik të Kosovës, është një hap pozitiv për të ardhmen e Kosovës.

Ndër të tjera ai beson se, me një angazhim të fortë dhe koordinim të ngushtë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, Kosova mund të hedhë hapat e duhur drejt anëtarësimit në NATO dhe të vendosë një gurthemel për këtë qëllim gjatë Samitit të 2027-ës në Tiranë.

“Nëse kam parasysh letren e presidentit Trump dërguar presidentës Osmani, e vetmja fjali ku thuhet se Amerika është e vendosur të angazhohet edhe më tutje në Kosovë është fjala për atë fjalë formimin e famshëm orientimin euroatlantik. Dhe orientimi euroatlantik ku Amerika ka rol është antarësimi në NATO. Nuk e shoh NATO-n që është hjek nga tavolina si opsion për vendet e Ballkanit, përkundrazi unë e shoh si të mundur që të ketë një shpejtësi të re nesë kjo administratë mbetet e përkushtuar ndaj Evropës”, përfundoi Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

Ganimete Musliu: Me lejoni t’ia uroj ditëlindjen atit të Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçit

Ganimete Musliu: Me lejoni t’ia uroj ditëlindjen atit të Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçit
24/04/2026 - 13:10

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shfrytëzuar fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës për t’ia uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Musliu e ka cilësuar Thaçin...

Më shumëDetails

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?
24/04/2026 - 13:08

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka ngritur pikëpyetjet e tij lidhur me familjen. Rrahmani në foltoren e Kuvendit ka prezantuar pyetjet e tij drejtuar kryeministrit Kurti...

Më shumëDetails

Deliu Kodra: Qeveria po tenton të kalojë ligje me shpejtësi, i duhen për propagandë elektorale

Mungon njëri i akuzuar, dështon sërish të nis gjykimi për kanosjen e deputetes Blerta Deliu-Kodra
24/04/2026 - 12:51

Deputetja e Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përshpejtim të procedurave parlamentare për të votuar projektligje të cilat ajo thotë...

Më shumëDetails

Hoti kritika Qeverisë për mungesë transparence e regres në Dialog: Është kthyer në proces teknik, s’flitet për njohje

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja, Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
24/04/2026 - 12:44

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë. Sipas Hotit, këto vite sa Qeveria Kurti është në pushtet,...

Më shumëDetails

16 euro e Kurtit, Ismaili: Hile dhe manipulim i varfërisë nga dikush që s’jeton në varfëri!

16 euro e Kurtit, Ismaili: Hile dhe manipulim i varfërisë nga dikush që s’jeton në varfëri!
24/04/2026 - 12:34

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shifrën e kursimeve të tij prej 16.41€, duke e quajtur manipulim i varfërisë nga dikush që nuk...

Më shumëDetails

DASH falënderon Kosovën: Vendim i rëndësishëm shpallja e IRGC-së iraniane organizatë …

DASH falënderon Kosovën: Vendim i rëndësishëm shpallja e IRGC-së iraniane organizatë …
24/04/2026 - 12:08

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Zyrës kundër Terrorizmit, ka shprehur mirënjohje të lartë për vendimin e institucioneve të Kosovës për të shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • A duhet të “lëshoj pe” Kurti për postin e Presidentit, ja çka thotë Kadri Kryeziu!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë