Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon drama: Avokatja e Arbenita Ismajlit reagon pasi Fero fitoi kujdestarinë e vajzës

26/09/2024 - 15:12
në ShowBiz
A A
Arbenita konfirmon që po divorcohet nga Fero (video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-reperi Fero, pas deklaratës që bëri së fundmi se ish-bashkëshorja e tij nuk e lejon ta takojë vajzën, jo më larg se dy ditë më parë u pa pranë të bijës.

Mirëpo, avokatja e Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, në një prononcim për “Telegrafin”, ka thënë se klientes së saj nuk i është marrë kujdestaria e vajzës.

Osmani thotë se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, por akoma nuk ka një vendim të prerë për konfliktin mes dy palëve.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera avokatja ka shtuar se kundërshtimin e kërkesës së ish-reperit e kanë dërguar në gjykatë dhe tani presin përgjigje.

“E kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”.

Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.

Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.

JU REKOMANDOJMË

Luana s’i lënë vend imagjinatës me dy fotot e fundit
ShowBiz

Luana trondit rrjetin, duket “bombë” në ngjyrë rozë

14/05/2025 - 23:00
Banorja e cila hyri mbrëmë në BBVK, ishte përjashtuar nga një emision për dhunë fizike
ShowBiz

Gjendje jo e mirë shëndetësore për Xhenetën – shfaqet me infuzion

14/05/2025 - 19:15
Shkodra Elektronike i jep “zjerm” Eurovisionit
ShowBiz

Shkodra Elektronike i jep “zjerm” Eurovisionit

13/05/2025 - 22:45
Gjoksi shpërthyes i Rina Balajt (FOTO)
ShowBiz

Rina Balaj ndryshon komplet pamjen

13/05/2025 - 21:50
Luana Vjollca hap zemrën me ndjekësit për sfidat e fundit me shëndetin e saj
ShowBiz

Luana Vjollca hap zemrën me ndjekësit për sfidat e fundit me shëndetin e saj

13/05/2025 - 11:50
Dafina e Fero bëhen bashkë, cila është arsyeja?
ShowBiz

Dafina e Fero bëhen bashkë, cila është arsyeja?

13/05/2025 - 11:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Gjendet në Prishtinë e mitura nga Gjilani – Qëndronte në Albi Mall, është në gjendje të mirë shëndetësore

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Deputetja e LDK-së bën thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për zhbllokimin e Kuvendit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Reagon Faton Peci për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë për boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “P|um n’ba||ë nëse vjen me pa babën”, prishen raportet mes vëllezërve për një hotel (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë