Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën më 7 qershor.
Deri më tash, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka përditësuar të dhënat nga procesimi i 82 kutive apo 36,77 për qind.
Ndryshe, një ditë më parë, KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pakove, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.
Në këtë LINK mund t’i gjeni përditësimet nga QNR.













