Zgjedhjet në Shqipëri pritet të mbahen me 11 maj, mirëpo rivalët e moqëm politik Lulzim Basha dhe Edi Rama duke se herët e kanë nisur fushatë.
Të dy po përdorin tekstet e Unikatilit për të thumbuar njëri-tjetrin.
Basha, me një ton të mprehtë, e pyeti Ramën: “Me çfarë këmishe i vesh shokët, me natë apo këmishë burgu?”
Ky ishte vetëm një tjetër moment i tensioneve mes dy liderëve, të cilët kanë pasur një histori të gjatë përballjesh politike.
Mirëpo nuk ka munguar edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në përgjigje, Kryeministri Rama ka hedhur një video ku shfaqet kënga e Unikatilit, duke e lidhur mesazhin e këngës me situatën aktuale. “S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu. Sa herë ke provu, çdo herë ke dështu”, është vargu që ai ka zgjedhur për t’iu përgjigjur kritikave të Bashës, duke e shfrytëzuar momentin për të theksuar dështimet e tij politike.
Rama ka këshilluar Bashën që të mos merret me “hallin e tij”, por të vazhdojë fushatën për të fituar besimin e demokratëve të Berishës.
“Një bie, mijëra ngrihen”, ka përfunduar Rama, duke shprehur besimin se është më i fuqishëm në këtë përballje politike.