Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e dyshimtë e pronarit të “Uka Izolim”, detaje se çka u gjet në vendin ku dyshohet se i dha fund jetës

14/05/2022 - 16:36
në Kryesore, Lajme
A A
Biznesmeni vushtrrias Bexhet Uka dyshohet se kreu vetëvrasje?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot raportoi ekskluzivisht për vdekjen e një personi në depon e biznesit të tij, një ngjarje e rëndë kjo që ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Viktima është biznesmeni vushtrrias, Behxhet Uka, 54-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e kishte shtyrë që të izolohet tërësisht nga kontakti me njerëz.

Mësohet se si pasojë e kësaj, 54-vjeçari kishte rënë në depresion, për çka edhe dyshohet se mori vendimin që t’i japë fund jetës së tij.

Si vend për të kryer këtë akt tragjik, Uka kishte zgjedhur depon e biznesit të tij ‘Uka Izolim’, ku njësitet hetimore dhe ato të Forenzikës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole, një karikator, 10 fishekë dhe një gëzhojë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Uka është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00, ku nga ekzaminimi i trupit nga ana e mjekëve, është identifikuar një vrimë hyrëse në kokën e tij, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit e cila u gjet në prehrin e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, duke thënë që po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

JU REKOMANDOJMË

Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë
Kryesore

Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

27/05/2022 - 19:03
Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi
Kryesore

Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi

27/05/2022 - 18:15
Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit
Ekonomi

Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit

27/05/2022 - 17:32
Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj
Kryesore

Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

27/05/2022 - 15:52
A qëndroi kryeministri Kurti në Shtëpinë e Bardhë? Këto janë faktet
Kryesore

A qëndroi kryeministri Kurti në Shtëpinë e Bardhë? Këto janë faktet

27/05/2022 - 15:33
Shitblerja e “dijes” në Kosovë, nga 150 – 300 euro
Kryesore

Shitblerja e “dijes” në Kosovë, nga 150 – 300 euro

27/05/2022 - 15:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

    Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

    521 Shpërndaje
    Shpërndaje 208 Tweet 130
  • Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

    339 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • “Zhag të shti në autobus”, një tjetër dëshmitar tregon mashtrimin nga kompania “Gmica Travel”

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75
  • Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij (foto)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Ky është djali 29-vjeçar që dyshohet për vrasjen e vëllait dhe babait në Mitrovicë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info