Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive

04/06/2026 - 15:35
në Lajme
A A
Vdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për vdekjen e gruas së Xhemail Mustafës. Abdixhiku ka thënë se Bahrije Mustafa ka qenë një grua e rrallë dhe se me vdekjen e saj largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës kolektive.

Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafa.

“I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i plotë:

Zonja Bahrije ishte një grua e rrallë!

Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin. Me qetësinë, urtësinë dhe fisnikërinë e saj, ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj e veprimtarit tonë të madh Xhemail Mustafës.

Bahrije Mustafa na la sot. Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive. Për shumë vite, takimet tona të 23 nëntorit, në përvjetorin e Xhemës, bartnin ngrohtësinë e pranisë së saj. Ajo ishte aty, me fjalën e matur, me respektin për miqtë dhe me dashurinë e pashtershme për njeriun që i mungoi për një jetë të tërë.

Çdo takim me të ishte një kujtim i gjallë i qëndresës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Edhe kur vitet e kishin lodhur, ajo nuk reshti së ruajturi me krenari kujtimin e Xhemailit dhe vlerat për të cilat ai jetoi.

I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës.

Zonja Bahrije, pusho në paqe. Bashkohu në amshim me Xhemailin, të cilit i qëndrove pranë me dashuri, besnikëri dhe dinjitet deri në fund.

I përjetshëm qoftë kujtimi për zonjën Bahrije!

JU REKOMANDOJMË

100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
04/06/2026 - 16:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër. “Për të gjithë ata...

Më shumëDetails

Deklarimet e Prattipatit për gazin, Hoti kritikon qeverinë: Projekti i anuluar nga Kurti i ka kushtuar Kosovës humbje të mëdha

Ndarja e 11 milionë eurove nga Qeveria për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë
04/06/2026 - 16:20

Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova të pranojë projektet amerikane të gazit, duke theksuar...

Më shumëDetails

Kurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë

Kurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë
04/06/2026 - 16:10

Çdo qytetar do të ketë mjekun familjar dhe do të përfshihet në regjistrin e kujdesit parësor shëndetësor. Do të fillojë programi i check-up-it shëndetësor për çdo qytetar, me...

Më shumëDetails

11-shi i PDK-së, Jakup Nura merr mbështetje të fuqishme nga banorët e Pemishtës, Leqinës, Çitakut, Aqarevës, Kopiliqit dhe Rakinicës

11-shi i PDK-së, Jakup Nura merr mbështetje të fuqishme nga banorët e Pemishtës, Leqinës, Çitakut, Aqarevës, Kopiliqit dhe Rakinicës
04/06/2026 - 15:46

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Pemishtës, Leqinës, Çitakut, Aqarevës, Kopiliqit dhe Rakinicës, raporton Gazeta Online Veriu.info. "Kjo frymë...

Më shumëDetails

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet
04/06/2026 - 15:42

E Ngarkuara me Punë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka deklaruar se Kosova, s’po arrin që t’i përmbushë kërkesat për furnizimin me energji, dhe se,...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Regresi ka emër: Albin Kurti, për 6 vjet një urë në Saradran e një kanal i ujitjes në Lupç

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti, krejt çka kemi sot është trashëgimi e qeverisjes së Hashim Thaçit
04/06/2026 - 15:40

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka kritikuar ashpër qeverisjen 6 vjeçare të Albin Kurtit duke thënë se regresi ka emër: Albin Kurti, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Mësohet identiteti i të rinjve nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “A i ka lexuar librat e Halil Matoshit”, kjo është përgjigjja epike e Albin Kurtit (Video)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë