Jorge Messi, babai dhe ish-agjenti i yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Jorge Messi ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe karrierën e djalit të tij. Ai e kishte mbështetur Lionel Messin që në moshë të re dhe luajti rol kyç në transferimin e tij te Barcelona kur ishte vetëm 13 vjeç, raporton GOAL.
Ai gjithashtu u angazhua që i biri të merrte trajtimin e nevojshëm për problemet me rritjen, duke e mbështetur gjatë viteve të para të karrierës së tij.
Jorge Messi ka vdekur të premten në një spital në Rosario të Argjentinës. Pas vetes ka lënë bashkëshorten, Celia, dhe katër fëmijë.













