Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti një fitore të madhe në Bratisllavë, duke e mposhtur Sllovakinë 4-3.
Kjo fitore e kualifikoi Kosovën për në finale të “play-offit” për Botërorin 2026, ku e pret kombëtarja e Turqisë.
Menjëherë pas ndeshjes, selektori i Kosovës, Franco Foda u dha një fjalim motivues djelmoshave të kombëtares dardane.
“Tani është vetëm një hap më larg. Sonte mund ta shijojmë, por nga nesër i përvishemi punës dhe fokusohemi te Turqia. FORCA!”, u tha Foda lojtarëve.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet më 31 mars në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Fituesi i asaj përballjeje kalon në Botërorin e 2026-ës, që mbahet në Kanada, SHBA e Meksikë.













