Boletini, Kelmendi dhe Zhazha janë fshatra me shumicë shqiptare në komunën e Zveçanit, që tash për herë të parë udhëhiqet nga një kryetar shqiptar.
Por pavarësisht kësaj, banorët e fshatit Zhazhë ankohen për kushte të rënda të jetesës, ku njëra nga brengat kryesore mbetet uji i pijshëm, ku siç thonë ata, u mungon tash e disa muaj.
Gazeta Online Veriu.info ka vizituar këtë fshat ku ka biseduar me banorët e fshatit, té cilët janë ankuar se nuk kanë ujë të pijshëm për shkak të mosfunksionimit të pompave.
Për të biseduar me ta kishin dalë edhe zyrtarë të Ujësjellësit të cilët thanë se operatori duhet t’i kryej këto punë.
Njëri nga banorët tha para kamerës se gjithë kjo situatë po bëhet qëllimshëm për ta prezantuar keq Albin Kurtin dhe qeverinë, pasi sipas tij komuna e Zveçanit nuk po i investon paratë që merr nga qeveria.
Madje situata në momente të caktuara edhe u tensionua.
Për të parë se çfarë ndodhi ndiqeni videon më poshtë: