Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla bëri shefe kabineti gruan e punëtorit të Z-Mobile të Devollëve, ai akuzohej nga sindikata se kontriuboi t’i shkaktohen 200 milionë euro dëme Telekomit

04/07/2024 - 20:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Sveçla bëri shefe kabineti gruan e punëtorit të Z-Mobile të Devollëve, ai akuzohej nga sindikata se kontriuboi t’i shkaktohen 200 milionë euro dëme Telekomit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jeta Tela Shema është shefe e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe njëherit këshilltare e lartë politike. Ajo është gruaja e Fatos Shemës, Ish zyrtarit të Telekomit të Kosovës i cili akuzohej më 2019 nga përfaqësuesi i Sindikatës së Telekomit se i kishte shkaktuar dëme kësaj kompanie me Z-Mobile në vlerë 200 milionë euro, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë tjerë të lartë të kompanisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ajo është e emëruar në pozitën e shefes së kabintetit që nga fillimi i marrjes së mandatit nga qeveria Kurti.

Jeta Tela  Shema është e lindur në Prishtinë, kurse prejardhjen e familjes e ka nga fshati Sukubinë e Ulqinit.

Në atë kohë Fatos Shema ishte zyrtar i Telekomit të Kosovës dhe akuzohej se ishte i përfshirë në dëmin milionësh ndaj kompanisë nga Z – Mobile. I njëjti më vonë shihet se ka kaluar si zyrtar në Z – Mobile, kompaninë e shumëpërfolur pronë e Devollëve.

Por lëvizja e tij nga Telekomi tek kompania private Z-Mobile pronë e vëllezërve shumë të apostrofuar Devolli, duket se nuk ka penguar Lëvizjen Vetëvendosje që gruan e tij ta emërojë shefe kabineti të njërit nga ministrat më të afërt të Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës, i cili ka rrugëtuar krah Kurtit që nga fillimet e rrugëtimit politik, ku njëra nga kauzat kryesore politike në vazhdimësi ka qenë luftimi i oligarkëve, raporton Veriu.info.

E kur flasim për kauzën politike të Lëvizjes Vetëvendosje “luftimi i oligarkëve”, caku kryesor në të kaluarën kanë qenë vëllezërit Shkëlqim dhe Blerim Devolli, të cilët jo rrallë herë kanë qenë cak i sulmeve politike/pubike nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje sa ishin në opozitë.

Por nëse shikojmë edhe anën tjetër të medaljes, Vetëvendosje shpesheherë është apostrofuar nga kundërshtarët politik se diskursi i tyre antioligark, antidevoll,  është vetëm një fasadë e rrejshme, pasi të njëjtit janë akuzuar se kanë marrë para për financimin e fushatës nga Devollët.

Të vërtetës vështirë t’i vihet pika, por ajo që dihet është se kjo parti me vetëdije të plotë ka caktuar në një pozitë kaq të rëndësishme Jeta Tela Shemën, gruan e njeriut që akuzohej se si punëtor i Telekomit ishte pjesë e rrjetit të njerëzve që i shkaktuan dëm 200 milionë euro kompanisë me kontratën me Z – Mobile pronë e Devollëve. Po ashtu dihet në bazë të deklarimit publik në internet se Fatos Shema pas Telekomit ka punuar në Z – Mobile.

Në fotografinë më poshtë mund të shihni vendet e punës së Fatos Shemës, ku figuron se pas Telekomit punoi tek Z – Mobile si menaxher projekt i kompanisë së shumëpërfolur, raporton Veriu.info.

 

Fatos Shema akuzohej për këtë ndërlidhje mes Telekomit dhe Z – Mobile nga kryetari i Sindikatës së Pavarur së PTK-së Lamih Balaj gjatë raportimit të tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në vitin 2019. Balaj duke folur për dëmet e mëdha të shkaktuara në PTK, mbi 200 milionë euro nga Z-mobile, theksonte se ndër zyrtarët tjerë përveç ish kryeshefave, ishte edhe Fatos Shema.

Balaj kishte thënë se nuk ishte e rastësishme, reklama e Z-mobile për ofertën “Ta shkeli me rrotë”, që sipas Balajt, edhe kështu kishte ndodhur, pasi Z-mobile, e kishte shkelur me rrotë PTK-në.

Se si është e mundur që një bashkëshorte e një personi të tillë, ti kalojë filtrat e sigurisë për të pasur kësi pozicioni të lartë në MPB, kjo nuk dihet!/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë