Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

21/01/2026 - 20:26
në Lajme
A A
“Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e udhëhequr nga kryetari Faton Peci, gjatë ditës së martë ka rrënuar një objekt pranë Stacionit të Autobusëve në këtë qytet, me arsyetimin se objekti nuk kishte leje ndërtimore. Pronari i objektit, Fikret Rrahmani, ka rrëfyer për Gazetën Nacionale se çfarë ka ndodhur, duke thënë se rrënimi ka ardhur si pasojë e çështjeve politike.

Sipas Rrahmanit, ndonëse kishte leje ndërtimi, ai vazhdimisht është penguar në punën e tij. Ai thotë se e gjithë kjo ka qenë e motivuar politikisht, për shkak se vëllai i tij ka punuar si sigurim i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

“I kam paguar qiranë stacionit, jam parapagues i rregullt dhe jam pajisur me kontratë afatgjate. Në muajin e parë të vitit 2024, me këtë kontratë kam shkuar në komunë dhe kam bërë kërkesë për t’u pajisur me leje ndërtimi, të cilën ma kanë mundësuar. I kam bërë kërkesë stacionit që sipërfaqja të zgjerohet nga 41.25 metra në 64.80 metra dhe kjo më është mundësuar. Me atë kontratë kam shkuar në komunë dhe jam pajisur me leje ndërtimi për 64.80 metra. Mirëpo, kur kam ardhur për të filluar punimet, për ta ekzekutuar projektin, më kanë penguar dhe më kanë hequr shtesën që ma kishin bërë, duke më kthyer në metrat që i kisha më parë. Edhe ashtu më kanë penguar, dhe kjo ka ardhur si pretekst për hakmarrje politike, për shkak të vëllait tim që ka qenë sigurim i Kadri Veselit.” – ka thënë Rrahmani për Nacionalen.

“Më kanë thënë të bëj korrigjim të lejes, duke i tërhequr metrat shtesë për t’u kthyer në metrat që i kisha më herët. Unë kam bërë kërkesë, por nuk është marrë parasysh dhe më pas ma kanë revokuar lejen krejtësisht.” – ka shtuar ai.

Rrahmani ka treguar se ka bërë edhe padi në gjykatë, si dhe disa ankesa, por sipas tij, asnjëra nuk është marrë parasysh.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe drejtorin e Inspektoratit në kuadër të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Mujë Igrishta, i cili, sa i përket pretendimeve të Rrahmanit për çështje politike, ka kërkuar që të përmbahet.

“Ta bëjmë një tërheqje prej paralelit. Do t’ju kisha lutur të më kurseni nga ato akuza, apo nga qëndrimi që ka pronari. Pronari e ka të drejtën e vet të shprehet.” – ka thënë Igrishta.

“Nuk qëndrojnë ato pretendime aspak. Komuna ka dalë me një njoftim zyrtar, kështu që besoj se mund t’i përmbaheni njoftimit të Zyrës për Informim. Ai njoftim zyrtar që e ka publikuar komuna është i saktë.” – ka shtuar ai.

I pyetur për lejen që posedonte pronari Fikret Rrahmani, drejtori Igrishta tha se ajo leje është pezulluar.

“Ajo leje i është pezulluar, është anuluar, pasi që ka pasur ankesa të vazhdueshme nga palët e tjera që e shfrytëzojnë hapësirën te Stacioni i Autobusëve. Për këtë arsye drejtoria e Urbanizimit ka nxjerr vendim, ku atë leje e ka terhek, e ka pzeullu, do me thanë është anulu dhe më pastaj konform të qasaj depozite tu ju dhanë të gjitha hapsirat kohore qysh parashihet me ligj edhe konform saj është zotu.” – ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve
Lajme

Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

21/01/2026 - 21:24
Trump i thotë Evropës: Pa SHBA-në, do të flisnit vetëm gjermanisht dhe japonisht
Lajme

Trump i thotë Evropës: Pa SHBA-në, do të flisnit vetëm gjermanisht dhe japonisht

21/01/2026 - 21:05
Enver Hoxhaj në Davos: Ballkani është test i sigurisë së Evropës, jo periferi
Lajme

Enver Hoxhaj në Davos: Ballkani është test i sigurisë së Evropës, jo periferi

21/01/2026 - 20:50
Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”
Kryesore

Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

21/01/2026 - 20:43
Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump
Lajme

Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump

21/01/2026 - 20:35
Kamberi: SHBA kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lajme

Kamberi: SHBA kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

21/01/2026 - 20:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Hetuesit e Krimeve Ekonomike zbarkojnë në Komunën e Mitrovicës, po hetohet skandali për lejen ndërtimore të London LTD

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Ja dosja e Prokurorisë për skandalin e certifikatave për armë të lëshuara nga menaxheri i “Reload” përmes ryshfetit (Dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë