Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës

21/01/2026 - 08:42
në Lajme
A A
Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, një nga personalitetet më të mëdha që ka njohur historia e Kosovës, një rrëfim ekskluzivisht për Front Online, ka vendosur ta ndajë Drita Rugova- Berisha, vajza e axhës së tij, duke ndarë me publikun kujtimet e saj më të çmuara dhe mësimet që ka marrë nga ai.

Ajo na çon në një udhëtim të thellë duke ndarë me ne historinë e një prej figurave më të dashura të Kosovës.

Drita, duke e kujtuar Ibrahim Rugovën si një njeri të urtë dhe të qetë, flet për fëmijërinë e saj të mbushur me dashuri dhe mësime të fuqishme për jetën, për forcën dhe qëndrueshmërinë që ai tregoi në momentet më të vështira të historisë sonë kombëtare.

Për Dritën, Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm një politikan dhe lider legjendar, por një njeri me një vizion të jashtëzakonshëm, një udhëheqës që besonte në fuqinë e dijes, dialogut dhe unitetit.

Kujtimet e saj për të janë një thesar i çmueshëm, një dritë që ndriçon edhe sot rrugën e një Kosove të re dhe të pavarur.

Drita Rugova kujton me emocione fëmijërinë e saj me Ibrahim Rugovën, një figurë jo vetëm si lider i Kosovës, por edhe si njeri i dashur dhe i qetë brenda familjes.

Drita dhe Ibrahimi, të rritur nën të njëjtën çati, kishin një lidhje të ngushtë.

Ajo tregon se është rritur te nëna e Ibrahim Rugovës, Sofe, që nga mosha 2-vjeçare, dhe që kjo periudhë formoi një lidhje të thellë dhe të ngrohtë me liderin historik të Kosovës.

‘’Ibrahim Rugova ishte një fëmijë i urtë, i qetë dhe shumë i dashur për të gjithë familjen. Ne ishim shumë të lidhur si vëlla e motër, sepse kur unë isha vetëm 2 vjeçe, prindërit e mi më kishin dhënë për t’u rritur te nëna Sofe (nëna e Ibrahimit). Kështu, jemi rritur së bashku në të njëjtën shtëpi dhe lidhja jonë ka qenë shumë e fortë që në fëmijëri’’, thotë Drita Rugova-Berisha për Front Online.

Ibrahim Rugova, i njohur për intelektualizmin e tij të thellë, kishte një pasion të hershëm për leximin që e shoqëroi gjatë gjithë jetës.

Drita Rugova Berisha kujton se ai lexonte jo vetëm libra shkollorë, por edhe vepra të autorëve të njohur.

Sipas saj, edhe kur babai i Dritës, xhaxhai i Ibrahimit, i jepte para për veshmbathje, ai gjithmonë i shpenzonte ato për libra.

Ky pasion për leximin formoi bazën për zhvillimin e tij si një figurë intelektuale dhe udhëheqëse për popullin shqiptar.

‘’Po, pasioni i tij për leximin ishte i hershëm dhe shumë i theksuar. Ai lexonte jo vetëm libra shkollorë, por edhe romane e poezi të autorëve të njohur si Sergej Jesenin, Tolstoi, Pushkin, Naim Frashëri, Migjeni e të tjerë. Mbaj mend se edhe kur babai im (xhaxhai i Ibrahimit) i jepte para për të blerë veshmbathje, ai gjithmonë i shpenzonte ato për libra’’, thotë Drita Rugova-Berisha për Front Online.

Drita Rugova-Berisha ndan kujtimet më të bukura nga fëmijërinë e saj, të cilat lidhen ngushtësisht me festat familjare.

Ajo kujton me shumë dashuri ‘’Darkën e Lamës’’, një festë tradicionale që e festonin çdo vit në familjen Rugova, dhe që më vonë Ibrahim Rugova e përcolli edhe te populli.

Për Dritën, këto ngjarje ishin më shumë se thjesht aktivitete, ato ishin mundësi për t’u lidhur ngushtë si familje.

‘’Kujtimet më të bukura nga fëmijëria jonë janë festat familjare. Ajo që e kujtoj më së shumti është Darka e Lames, të cilën e festonim çdo vit në familjen tonë. Kjo ishte një festë që Rugova më vonë e përcolli edhe te populli. Po ashtu, kujtime shumë të bukura janë edhe vizitat e shpeshta tek dajtë e Ibrahimit’’, shprehet ajo për Front Online.

‘’Jo, bacë nuk duhet të futesh në një thes me njerëz të tillë’’, Drita Rugova kujton këshillat e Ibrahim Rugovës

Drita Rugova Berisha kujton një këshillë të vyer që Ibrahim Rugova i jepte kur ajo nervozohesj për sharjet dhe fyerjet që i bëheshin atij.

Në momentet e vështira, Ibrahim Rugova e qetësonte duke i thënë: “Jo, bacë, nuk duhet të futesh në një thes me njerëz të tillë”.

‘’Një këshillë që më ka mbetur gjithmonë në mendje është ajo që më jepte kur unë nervozohesha për sharjet dhe fyerjet që i bëheshin atij. Kur e pyesja pse nuk reagonte, ai më thoshte: ‘Jo, bacë (kështu e kam quajtur), nuk duhet të futesh në një thes me njerëz të tillë”, tha ajo për Front Online.

Ky këshillim pasqyron një nga mësimet e rëndësishme të figurës së tij, që ruajti gjithmonë qetësinë dhe qëndrueshmërinë, edhe në kohë sfidash të mëdha për Kosovën.

‘’Ai nga natyra ishte gjithmonë i qetë. Besonte fort në parimin e tij tashmë të njohur se me durim dhe dialog kapërcehen të gjitha vështirësitë. Edhe përballë padrejtësive të shumta që na shkaktonte regjimi i atëhershëm vetëm pse ishim shqiptarë, ai mbeti i palëkundur në këtë qasje’’, tha ajo.

Drita Rugova- Berisha ndan kujtimet e saj më të dhimbshme, duke theksuar periudhën tragjike të vrasjes së familjes Jashari në Prekaz dhe përjetimet e tmerrshme të familjes Rugova gjatë Luftës së Kosovës.

Ajo kujton momentet më të vështira, duke përfshirë dhunën ndaj Ibrahim Rugovës, marrjen e tij me forcë, mbajtjen peng dhe dërgimin e tij në Beograd.

‘’Si periudhën më të vështirë për të e mbaj mend kohën e vrasjes së familjes Jashari në Prekaz. Po ashtu, një periudhë jashtëzakonisht e rëndë ishte edhe marrja e tij me dhunë, mbajtja e familjes peng dhe dërgimi i tij në Beograd gjatë kohës së luftës’’, shprehet ajo për Front Online.

Drita Rugova Berisha flet për vizionin e Ibrahim Rugovës dhe mënyrën se si ai do të reagonte ndaj zhvillimeve politike të sotme në Kosovë.

Sipas saj, Ibrahim Rugova gjithmonë ka synuar unifikimin e partive politike dhe të gjithë popullit për krijimin e një qeverisjeje të fuqishme dhe efikase.

‘’Ai gjithmonë ka synuar unifikimin e partive politike dhe të gjithë popullit për organizimin e një pushteti efikas. Qëllimi kryesor i tij do të ishte funksionimi sa më i mirë i shtetit dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore’’, u shpreh Drita Rugova-Berisha për Front Online.

Drita Rugova Berisha thekson se parimet e Ibrahim Rugovës për mosdhunë dhe diplomaci mund të kishin një ndikim të madh në shërimin e përçarjeve që ekzistojnë sot në Kosovë.

‘’Mendoj se parimet e tij do ta afronin popullin, duke shmangur përçarjet dhe duke shuar urrejtjen mes njerëzve, e cila sot është zbehur. Parimet e tij ishin fisnike dhe kishin qëllim fisnik për popullin shqiptar, por sot fatkeqësisht nënvlerësohen, madje shpesh lihen anash. Fokusimi aktual është më shumë te fitorja dhe ideologjitë personale partiake’’, u shpreh ajo.

Me afër përvjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, Drita Rugova Berisha ndan mesazhin më të rëndësishëm që duhet të kujtohet nga populli shqiptar: forcimi i shtetit të Kosovës dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës

‘’Mesazhi më i rëndësishëm që ne si popull duhet ta ruajmë është që të mos zhduket vizioni i tij për forcimin e shtetit tonë dhe ndërtimin e urave të forta e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës’’, u shpreh ajo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë