Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar marrëveshjen për kredinë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicës dhe marrëveshjen tjetër me BERZH-in për projektin për trajtimin e ujërave të zeza.
Pas këtij vendimi ka komentuar ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se ndjehet mirë teksa sheh finalizimin e projekteve të filluara në kohën e qeverisjes së tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
Sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për kredinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe marrëveshjen për kredinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
Ndjehem mirë teksa shoh që po finalizohen projektet e filluara kohë më parë nga qeverisja ime komunale në bashkëpunim më Zyrën e Bashkimit Europian dhe Ujësjellësin “Mitrovica”.
Mitrovica mbi të gjitha 💙