Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i Ramës që ua jep në shfrytëzim familjarëve të dëshmorëve banesat për 99 vjet, VV e quan shkelje ligji dhe veprim të ulët

24/07/2025 - 19:24
në Kryesore, Lajme
A A
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar kontratat për dhënien në shfrytëzim 99-vjeçar të banesave komunale për familjet e dëshmorëve të Kosovës, si akt nderimi dhe përkushtimi institucional. Ai theksoi se ky veprim synon trajtim dinjitoz për familjet e heronjve kombëtarë, raporton Ekonomia Online.

Vendimi është kundërshtuar nga Vetëvendosje. Shefi i grupit të asamblistëve nw KK tw Prishtinws, Gëzim Sveçla, e quajti veprimin të paligjshëm dhe përpjekje për përfitime elektorale.

“Kjo duhet analizuar në dy rrafshe: në rrafshin e parë është se si vendim është i paligjshëm për shkak se merret në kohën kur tashmë janë shpallur zgjedhjet lokale dhe ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale bën të qartë që ndalon dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale pas datës kur presidenti i shpall zgjedhjet, si veprim është shumë i ulët, është instrumentalizim i familjeve të dëshmorëve, i emrave më të mëdhenj të historisë sonë më të re të luftës çlirimtare për efekte elektorale”, tha Sveçla.
Ai shtoi se akti është ndërmarrë pasi janë shpallur zgjedhjet lokale.

“Rama me një lojë shumë të ulët, të pistë, po tenton të fitojë poenw politikë, sepse siç e thashë, vendimi nuk prodhon pasoja juridike, është kjo buja mediatike që e ka krijuar. Dëshmorët dhe familjet e tyre meritojnë nderim dhe respekt. Institucioni i kryetarit të kryeqytetit, po flas për institucionin, meriton integritet dhe respektim të ligjit, gjë që nuk po ndodh, sepse i kam dyshimet e mia edhe te integriteti i zotëri Ramws e sa për respektimin e ligjit, ai e ka dëshmuar që nga fillimi i mandatit që në këtë kuptim është një kauboj politik. Qytetarët e Prishtinës dhe opinioni i gjerë tashmë i ka kuptuar këto lojëra të Ramës dhe se ne si VV do t’i mbrojmë edhe vlerat e familjeve të dëshmorëve, por në të njëjtën kohë do të mbrojmë edhe ligjin”, tha ai.

Sveçla gjithashtu pretendoi se disa nga përfituesit e këtyre banesave janë zyrtarë aktualë të Komunës së Prishtinës dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë kanë pasuri të paluajtshme.
“Ky është mashtrimi i dytë që po përpiqet Rama t’ia servojë opinionit. Vendimi ka të bëjë me miratimin e një raporti të komisionit që i ka trajtuar kontratat për këto banesa. Nëse e shihni vendimin, shkruan qartë: ‘vendim për miratimin e raportit’. Ky komision për verifikimin e këtyre kontratave të banesave që janë në pronësi të komunës është themeluar në prill të vitit 2023, kur Rama i kishte prishur marrëdhëniet me LDK-në dhe kishte formuar këtë komision si shantazh ndaj subjektit të tij për shkak se një pjesë të banesave përfitues janë zyrtarët e LDK-së. Ka edhe drejtorw aktualw në qeverinë e Ramës që janë përfitues të këtyre banesave, përkundër faktit që kanë shtëpi dhe banesa të tyre”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, sqaroi se bëhet fjalë për kontrata që rrjedhin nga një vendim i Kuvendit Komunal i miratuar më 5 shtator 2023 dhe wshtw thjesht formalizim i atij procesi.

Ai theksoi se procesi nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore.

“Ai nënshkrim ka qenë nënshkrim i një kontrate, nuk ka qenë vendim, por është rrjedhojë e një vendimi paraprak, i cili është nënshkruar më 5 shtator 2023 dhe ka kaluar nëpër Kuvendin Komunal, ku janë miratuar disa pika të një vendimi të plotë. Edhe pika e tretë e parasheh që për familjet e dëshmorëve dhe atyre që kanë merita në liri t’u jepet kontrata afatgjatë sa i përket banesave që u ndahen. Janë disa banesa që u janë ndarë këtyre familjeve heroike që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për lirinë. Akti që kontratat janë nënshkruar dje janë kontratat apo marrëdhëniet kontraktuale që derivohen si obligim i atij vendimi e të cilat janë formalitet procedural dhe koha kur janë bërë nuk ka të bëjë me atë që polemizohet, sepse nëse është kësisoj, atëherë nuk duhet të punojmë fare dhe të mos marrim asnjë vendim dhe të mos kryejmë asnjë punë deri në ditën e zgjedhjeve, por që janë procedura që komuna nuk ndalet në asnjë moment. Është radhë e punëve që ka ardhur në këtë kohë pas një analize që është bërë, vetëm e shohim si formalizim të vullnetit të vendimit”, tha Lushaku.

JU REKOMANDOJMË

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare
21/03/2026 - 02:17

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare 'Lunnar and planetar science conference', këtë vit spikati një emër nga Kosova. Shkencëtarja e...

Më shumëDetails

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother
21/03/2026 - 02:12

Hoxhë Fatmir Latifaj në emisionin “Adresa” ka komentuar programin televiziv Big Brother. Ai tha se Big Brother është programi më i degjeneruar televiziv. “Nuk bon me shiku Big...

Më shumëDetails

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
21/03/2026 - 02:08

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që...

Më shumëDetails

Analistët: Dialogu ndikoi në përplasjen mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
20/03/2026 - 22:53

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit...

Më shumëDetails

“Shkatërruam gjithçka”, Trump optimist: E kemi fituar luftën me Iranin

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:38

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “fituar” luftën me Iran. Duke folur për mediat ndërsa largohej nga Shtëpia e...

Më shumëDetails

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’
20/03/2026 - 22:30

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se veprimi i Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e bazave të saj ka qenë një “përgjigje shumë e vonuar”. Duke folur jashtë Shtëpisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë