Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka mbajtur takim me përkrahës dhe aktivistë të PDK-së në vendlindjen e tij, fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Rama në këtë takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga vendlindja dhe fshatrat përreth për zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i Rrahman Rama:
Në vendlindjen time, në Akrashticë, pata kënaqësinë të takoj përkrahës dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe nga fshatrat Shtitaricë, Dolak, Balincë e Liqej.
Biseduam për sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë, për nevojën e përfaqësimit të denjë dhe për angazhimin tonë të përbashkët që zëri i secilit të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Mbështetja dhe besimi që po marrim çdo ditë është motivim shtesë për të vazhduar rrugën tonë me përkushtim, përgjegjësi dhe punë konkrete për të mirën e qytetarëve.
#Rr7
#PDK125















