Dy vendime të Kuvendit Komunal të Mitrovicës janë rikthyer nga MAPL për shkak të paligjshmërisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Vendimi i datës 04.11.2022 për lejimin e pagesës së shujtave për të punësuarit e administratës publike dhe vendimi për bashkëfinancim të fermerëve.
Siç e përcakton Ligji për Vetëqeverisje Lokale vendimet e kuvendeve komunale të komunave të Kosovës dërgohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të vërtetuar ligjshmërinë e vendimeve.
Pastaj MAPL konsultohet me ministritë e linjës përkatëse varësisht nga natyra e vendimeve të kuvendeve komunale.
MAPL pas konsultave me Ministrinë e Financave, kjo e fundit ka përcaktuar se komuna e Mitrovicës ka marrë dy vendime të paligjshme.
Veriu.info ka siguruar dokumentat: