Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VERIU.INFO shënon 10 vjetorin, themeluesi Gazmend Morina: 10 vite mund e sakrificë, pa iu nënshtruar presioneve e frikës

04/05/2023 - 21:34
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
VERIU.INFO shënon 10 vjetorin, themeluesi Gazmend Morina: 10 vite mund e sakrificë, pa iu nënshtruar presioneve e frikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

4 maji i vitit 2013 shënon ditën kur një dritare e re e informacionit u hap, përplot guxim e vendosmëri.

Gazeta Online Veriu.info shumë shpejt arriti të bëhet dritarja kryesore ku qytetarët informoheshin për çështjet me rëndësi publike e politike.

Blerim Zhabari dhe Gazmend Morina të rinj në moshë, por të vendosur, filluan një rrugëtim aspak të lehtë, përplot sfida të cilat minimizoheshin nga sukseset.

Themeluesi i Veriu.info, Gazmend Morina, ka shkruar me plot emocion për këtë rrugëtim 10 vjeçar, që nuk iu nënshtrua asnjë grupi e asnjë presion, por që mision kishte të vërtetën dhe interesin publik.

Morina ka shkruar se kur hapën median online më 2013 ato numëroheshin në gishta, por që ishte një eksperiencë e re.

Ai ka njoftuar se kompania Veriu.info së shpejti do të vije me projekte të reja, sektorin e patundshmërive e nga kjo verë edhe me video kronika.

Nga ky vit Veriu.info do të fillojë ndarjen e çmimit gazetari i vitit, çmim që do të mbajë emrin e bashkëthemeluesit të portalit, Blerim Zhabari.

Veriu.info 10 vite me ju!

4 maj 2013, ishte dita kur filloi punën zyrtarisht portali Veriu.info! Çka më thanë, 10 vite punë qysh me i përshkru më një status?! Nuk përshkruhet gjithë ajo sakrificë e ai mund i yni i viteve të para, sepse punuam nga 16 orë në ditë pa pushim me javë e muaj, vetëm e vetëm të futeshim në tregun medial online të Kosovës, si medium që citohej që në muajt e parë nga gjithë mediat e Kosovës, përfshirë edhe televizionet.

A ishte e vështirë, tepër bre tepër shumë, por që së bashku me Blerim Zhabarin asokohe ia dilnim. Pavarësisht sfidat të punës, mungesës së mjeteve financiare, presioneve nga grupe të interesit (politike, banditeske, ekstremistë fetar e politik, kriminelë që fsheheshin pas bizneseve legale, etj.), nuk u dorezuam asnjëherë në misionin tonë për krijimin e një mediumi online serioz.

Sot, gazeta online/portale e faqe në Facebook, po hap gjithkush, por para 10 vitesh ishte e vështirë. Mediat onine në mbarë Kosovën numëroheshin në gishtat e duarve, gjë që ishte eksperiencë e re për secilin. Ndërsa, tash janë me dhjetëra apo qindra. Të mbijetohet si medium në këto vite nuk ishte e lehtë, sepse shumë media u hapën e u mbyllën. Por që ne, si shumë të tjera, ia kemi dalur deri këtu. A gabuam ndonëherë? Natyrisht se po, por asnjëherë nuk ishin gabimet e qëllimshme.

Si mbijetuam? Me plotë mund e sakrificë, duke punuar fortë e me vendosmëri me qëllimin për informimit të lexuesve, por pa iu nënshkruar asnjëherë presioneve e frikës që grupet e interesit kanë tentuar kohë pas kohe ta bëjnë ndaj nesh.

Sivjet synojnë të ecim një hap tutje, duke u zgjeruar akoma në ofrimin e produkeve si kompani. Fillimisht do të lansojmë sektorin e shitjes së patundshmërive, e pastaj gjatë verës duke publikuar edhe video-kronika.

Nga ky vit do të fillojmë edhe ndarjen e çmimit vjetor për gazetarin/en e vit, çmim i cili do të mbajë emrin e bashkëthemeluesit e portalit Veriu.info, Blerim Zhabarit, i cili është më meritori pse ne funksionojmë akoma.

Ju lodha pak, por edhe vet kokna mbush frymë t’u shkru, sepse Veriu.info për mua nuk është vetëm punë e rëndomtë, është emocion e pasion!

JU REKOMANDOJMË

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”
27/03/2026 - 17:09

Ata janë një sensacion i Kupës së Botës, një komb futbolli që mezi i ka një dekadë me më pak banorë sesa shteti i Australisë Jugore. Një “West...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë
27/03/2026 - 17:01

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj hedhjes së mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike, duke e cilësuar këtë fenomen si “shkelje të hapur të rendit dhe...

Më shumëDetails

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
27/03/2026 - 16:53

Katër djemtë shqiptarë të cilët u ndaluan në Serb i mësohet se do të lirohen menjëherë. Ata mësohet se do të hetohen më pas në gjendje të lirë....

Më shumëDetails

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri
27/03/2026 - 16:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë...

Më shumëDetails

Vjen lajmi i shumpritur: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

ASK: Më shumë të punësuar me pagë primare dhe sekondare në gusht 2023, sesa një vit më parë
27/03/2026 - 16:17

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me 31 mars. Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së, Fatos Geci me anë të një postimi. Ai ka bërë këtë...

Më shumëDetails

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër
27/03/2026 - 16:11

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se për ditët që i kanë në dispozicion do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë