Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vërshime dhe evakuime në disa komuna në Kosovë, AME publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet

11/01/2026 - 16:53
në Kryesore, Lajme
A A
Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka publikuar raportin e përditësuar për situatën nga reshjet atmosferike gjatë orëve 22:00 – 08:00 të datës 11.01.2026, duke bërë të ditur gjendjen e rrugëve, lumenjve dhe ndërhyrjet emergjente në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas raportit, Prishtina ka pasur vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe në nënkalimet për Obiliq, kryesisht si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.

Në Fushë Kosovë, u raportuan vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë e Madhe. Ndërkohë, rajoni i Mitrovicës kishte situatë kritike në lagjen “2 Korriku”, ku rreziku i daljes së lumit Sitnica nga shtrati ishte i mesëm.

Operacioni parandalues për këtë zonë përfundoi me sukses, duke vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli, me pjesëmarrjen e AME, NJPZSH Mitrovicë Jugore dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Në rajonin e Ferizajt, u raportuan pesë raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë dhe Balaj, ku dy të moshuar u evakuuan nga zona e rrezikut.

Pompat janë aktive për të parandaluar përhapjen e ujit. Në rajonet e tjera, si Lipjan, Podujevë, Shtime, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash, situata mbetet stabile dhe rrugët janë të kalueshme.

Raporti nënvizon gjithashtu se reshjet e borës që kanë filluar në shumicën e komunave kanë zbutur rrezikun nga vërshimet, ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.

Autoritetet theksuan se Qendra Operative e AME-së mbetet në gatishmëri të plotë për ndërhyrje emergjente, duke përfshirë aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje parandaluese.

AME apelon tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, sidomos në zonat e përmbytura dhe pranë lumenjve.

 

https://www.facebook.com/share/p/16pYym532W/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për testin e maturës, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat
Kryesore

Komuna e Prishtinës: E menaxhuam situatën, nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit

11/01/2026 - 19:43
Seanca e natës, Kryeziu tallet me VV-në: Të krijohet përshtypja e një ndeshjeje futbolli ku luanë vetëm një ekip
Kryesore

Se pse LDK ra në 13% “lexoni deklaratat e fundit të Abdixhikut për ta kuptuar”, thotë Kryeziu

11/01/2026 - 19:20
Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia
Lajme

Shoferi kapet duke bërë manovra të rrezikshme në Prishtinë, por e pëson keq në fund nga policia

11/01/2026 - 18:55
Lajme

Temperaturat ekstreme, Jasharaj me propozim të ri për fillimi e mësimit në shkolla

11/01/2026 - 18:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë