Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veseli, Krasniqi e Selimi kërkojnë lirim të përkohshëm, Prokurorisë së Hagës i kujtohet të dorëzojë përgjime të reja

18/04/2025 - 12:57
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Veseli, Krasniqi e Selimi kërkojnë lirim të përkohshëm, Prokurorisë së Hagës i kujtohet të dorëzojë përgjime të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, avokatët e krerëve të UÇK-së në Hagë, nuk besuan se ka arsye që klientëve të tyre t’u vazhdohet paraburgimi.

Me këtë qëllim, mbrojtja e Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, kërkuan lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Megjithatë, me këtë nuk po pajtohet Prokuroria e Specializuar në Hagë. Madje, këta të fundit, e pritën këtë kërkesë, që të kujtohen se kanë disa përgjime të reja që i kanë bërë në Qendrën e Paraburgimit.

Nëpërmjet këtyre përgjimeve, Prokuroria e Hagës ka kërkuar që Veselit, Selimit e Krasniqit, t’u vazhdohet paraburgimi, dhe kërkesa për lirim të mos aprovohet.

Përgjimet të cilat Prokuroria i ka pasur për gati 2 vjet, ka vendosur që tek tash t’i dorëzojë te gjyqtarët e Speciales. Ato janë përgjimet që janë përdorur edhe në rastin e Thaçit, ku sipas Prokurorisë, ka pasur tentime që nëpërmjet vizitorëve në qendër, të ndikohet tek dëshmitarët.

Në dokumentin që ka parë Nacionale, Prokuroria nuk tregon pse këto përgjime nuk i publikoi më herët. Por thotë se dëshmojnë, që Veselit e Selimit nuk duhet t’u aprovohet kërkesa për lirim.

“Transkriptet shtesë të Qendrës së Paraburgimit hedhin dritë domethënëse mbi sjelljen e Rexhep SELIMIT dhe Kadri VESELI-t në Qendrën e Paraburgimit. Këto transkripta tani janë të një rëndësie të veçantë në kontekstin e procesit gjyqësor në pritje të lirimit të përkohshëm, dhe tregojnë se si Hashim THAÇI nuk është i vetmi i akuzuar që ka abuzuar me vizitat e tij jo të privilegjuara”, thuhet në parashtresë, raporton Nacionale.

“Këto materiale janë transkripta të regjistrimeve të vizitave jo të privilegjuara nga qendra e paraburgimit materialet e sekuestruara që lidhen me ato regjistrime dhe një regjistër vizitash në qendrën e paraburgimit. Eksponatet e propozuara – të përcaktuara në Shtojcat 1-2 4 – janë prima facie relevante, autentike dhe kanë vlerë provuese që nuk tejkalohet nga asnjë paragjykim”, thuhet në një dokument të cilin kryeprokurorja e Hagës ia ka nisur Gjykatës Speciale.

Kjo erdhi vetëm pak ditë pasi mbrojtja e Veselit, Krasniqit dhe Selimit, dorëzuan kërkesat për lirim nga paraburgimi. Sipas Prokurorisë, këto dokumente, të cilat ata i posedojnë për kohë të gjatë, tregojnë se ish-krerët e UÇK-së duan ta ndikojnë tek dëshmitarët. Pavarësisht, se dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar.

“Eksponatet e propozuara demonstrojnë që të Akuzuarit shkelin urdhrat e gjykatës, shkelin fshehtësinë e procedurave dhe/ose tentojnë në mënyrë të paligjshme të ndikojnë në provat e dëshmitarëve të Prokurorisë. Një sjellje e tillë do të përbënte rrethanë rënduese për çdo dënim të shqiptuar kundër Hashim THAÇI-t, Kadri VESELI-t ose Rexhep SELIMIT. Kjo sjellje e njëjtë tregon gjithashtu mungesën e rrethanave lehtësuese, pasi rregulli 163(1) në mënyrë specifike e udhëzon Trupin Gjykues që të marrë në konsideratë ‘sjelljen e personit të dënuar pas aktit’ për qëllime të dënimit”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria e Hagës ka përmendur “klimën e frikësimit të dëshmitarëve, dhe tentativat për të ndikuar te dëshmitë e tyre”.

“Më tej, provat e propozuara dëshmojnë për klimën serioze të frikësimit të dëshmitarëve në të cilën po kryhen këto procedura dhe informojnë vlerësimet e besueshmërisë së dëshmitarëve të Prokurorisë. Procesverbalet e provave përmbajnë shembuj të shumtë të dëshmitarëve që refuzojnë deklaratat e kaluara, shmangin detajet themelore nga rrëfimet e mëparshme dhe/ose kanë frikë t’i tregojnë Trupit Gjykues se të akuzuarit e kanë treguar historinë e tyre. Udhëheqësit e UÇK-së dhe zyrtarët e nivelit të lartë të qeverisë së Kosovës – janë të kapitalizuar në një histori të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë për të përhapur informacione konfidenciale ose për të dhënë udhëzime se si të dëshmojnë vërteton frikën e këtyre dëshmitarëve, veçanërisht duke pasur parasysh se një sjellje e tillë bie ndesh me urdhrat e qarta gjyqësore në këtë rast”, thuhet më tutje.

Prokuroria e Hagës ka dorëzuar edhe një listë tabelash me vendime nga Gjykata të ndryshme, ku sipas tyre, ishte aprovuar kërkesa për paraburgim, duke përdorur modele krahasuese.

Nacionale ditë më parë raportoi se Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo pavarësisht se të paktën tri prej arsyeve të përmendura deri më tash për vazhdimin e kësaj mase, nuk qëndrojnë.

Në vendimin për vazhdimin e paraburgimit, konfirmohet se Veseli kishte bërë kërkesë me 3 prill për lirim të përkohshëm.

Kërkesë të ngjashme nuk kishte bërë edhe Hashim Thaçi, kjo për shkak të aktakuzës së dytë që rëndon mbi të, për pengim të drejtësisë.

Kjo situatë shkaktoi reagime të ndryshme në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
30/06/2026 - 22:17

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë