Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

31/05/2025 - 16:08
në Lajme, Sport
A A
Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sezonin e kaluar, të gjithë u habitën kur në krye të Partizanit u vendos një trajner nga Serbia. Nuk ishte ndonjë tabu, sepse edhe në Korçë atë kohë ishte Ivan Gvozenoviç që drejtonte skuadrën.

Pas përfundimit të gjysmës së kampionatit, të kuqtë vendosën të largonin Aleksandër Veselinoviçin, edhe pse ekipi ishte në vend të katërt. Gjithsesi, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet të shtunën e 7 qershorit, Veselinoviç ka dhënë një intervistë për median “sport.alo.rs”, ku ndër të tjera, i identifikon banorët e Tiranës si shumë mikpritës. Ai flet për Silvinjon, ekipin dhe sulmin pa fantazi që ka Shqipëria. Ish-trajneri i Partizanit mendon se mbrojtja e Serbisë nuk do të ketë shumë punë në atë ndeshje, edhe pse mirë është që të shënojë ajo e para.

A mund të jetë thelbësore përgatitja psikologjike?

Për shkak të historisë dhe politikës, na udhëheqin emocionet, por ato duhet të mbeten brenda kuadrit normal. Besoj se Stojkoviç dhe lojtarët tanë me përvojë do të arrijnë t’i mbajnë gjërat në një nivel që do të na çojë drejt fitores.

A është Shqipëria e thjeshtë për t’u mposhtur?

Është një ekip i orientuar në mbrojtje, kompakt dhe me shumë përkushtim… Me këtë pjesë të skuadrës punon ndihmëstrajneri argjentinas Zabaleta, i cili është bërë i njohur për kontributin e tij në mbrojtje. Ata gjithmonë luajnë me përgjegjësi maksimale, ndërsa dobësia më e madhe e tyre është mungesa e kreativitetit në sulm. Por ata po përmirësohen shumë, është e jashtëzakonshme sa shumë lojtarët besojnë te trajneri Silvinjo. Braziliani i ka magjepsur dhe ka sjellë shumë përparime në lojë, sidomos krahasuar me trajnerët e mëparshëm italianë, që e shikonin futbollin nga një këndvështrim tjetër.

Silvinjo nuk ka një CV-i të veçantë trajneri…

Lion, Korinthiasi dhe tani Shqipëria. Ata janë të kënaqur me mënyrën se si ai punon dhe gjithë sekreti i suksesit qëndron në faktin se lojtarët i besojnë atij. Thjesht i ka magjepsur dhe janë të gatshëm të sakrifikohen për të, duke treguar disiplinë të jashtëzakonshme në lojë, me të cilën kompensojnë mangësitë.

A do të luhet në një stadium modern në Tiranë?

Është një objekt me akustikë fantastike, ku u luajt edhe finalja e Ligës së Konferencës, Roma-Fejnord 1:0. Si trajner i Partizanit, kam luajtur atje tre derbi ndaj Tiranës dhe mbaj vetëm përshtypje pozitive. Kur i shton edhe britmat e tifozëve nga tribunat, atëherë ke një pamje të plotë, të vërtetë të futbollit.

A prisni trazira?

Jo! Ata do të bëjnë gjithçka që ndeshja të organizohet maksimalisht mirë. Presidenti i tyre i Federatës, Duka, ka marrëdhënie të shkëlqyera me UEFA-n, është pranë Ceferinit dhe, kur flet me Infantinon, flasin si vëllezër. Ai arriti që të bashkorganizojmë Kampionatin Europian për të rinj… Nuk u intereson që të ndodhë diçka që do t’i hedhë hije. Për më tepër, UEFA gjatë shortit nuk i ndau këto përfaqësuese, gjë që zakonisht bën kur parashikon probleme.

Në tribunat e stadiumit janë kryesisht shqiptarët nga Kosova. A janë shitur të gjitha biletat?

Jo zyrtarisht mora vesh se shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të ndryshëm nga vendësit (të Shqipërisë), të cilëve as nuk u shkon në mend të flasin apo të merren me politikë. Megjithatë, nuk pres probleme të veçanta për skuadrën tonë.

Çfarë tjetër e karakterizon përfaqësuesen e Shqipërisë?

Në thelb, ata kanë një strategji të qartë zhvillimi të futbollit, me ndikime të mëdha fillimisht nga trajnerët kroatë, e më pas ata italianë, të cilët vijnë me dëshirë në Shqipëri sepse është afër. Ata janë gjithmonë të motivuar, plot vetëbesim dhe për një gol nuk kaluan në ligën më të lartë të Ligës së Kombeve, por kundër Ukrainës, Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndeshjet që i kam parë “live”, kanë luajtur shumë mirë. Gjithashtu, një e treta e lojtarëve vijnë nga Serie A, janë bashkë prej kohësh, janë të etur për sukses, dhe kanë edhe asete të fshehta si Asani që luan në Korenë e Jugut, për të cilin tashmë po interesohen menaxherë të njohur nga klubet e “Top 5” ligave.

Çfarë duhet të na shqetësojë?

Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm në tranzicion dhe gjatë goditjeve standarde, por duke parë përbërjen e mbrojtjes sonë, besoj se nuk do të kemi probleme nëse përgatitemi mirë psikologjikisht dhe taktikisht. Do të ishte ideale të shënojmë të parët dhe të marrim ndeshjen në ritmin që na përshtatet. Problemi më i madh i Shqipërisë është mungesa e kreativitetit në sulm.

Falë futbollit keni udhëtuar në të gjithë botën, cili ishte populli më mikpritës?

Si lojtar dhe trajner kam qëndruar 16 vjet në tetë vende dhe besoni, askund nuk kam takuar njerëz më të sjellshëm se banorët e Tiranës. Ka ndodhur që një taksist nuk pranoi të merrte para nga ndihmësi im, Dragani Aniçiç, edhe pse dinte që ai ishte pjesë e Partizanit, ndërkohë që ai ishte tifoz i rivalit të madh qytetar! Megjithatë, Dragani nuk e pranoi këtë “falje” dhe ia shpërbleu.

Çfarë ju ka habitur më shumë?

Futbollistët shqiptarë janë të shkëlqyer nga ana motorike dhe fizike në garë. Janë të zellshëm, punëtorë, të disiplinuar, fanatikë dhe agresivë, kanë ndjeshmëri për lojën dhe është kënaqësi të punosh me ta. Mendoj se janë më të shpejtë se ne, kanë energji dhe krenari, por jo shumë të fortë fizikisht. Duke punuar tetë vjet në Rusi, mund t’i krahasoj. Rusët janë krejt të ndryshëm, duhet të kompensojnë të gjitha dobësitë me punë, por janë dominues fizikisht.

JU REKOMANDOJMË

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

“Ne mund të shkruajmë historinë”  – Foda me një video motivuese për futbollistët

“Ne mund të shkruajmë historinë”  – Foda me një video motivuese për futbollistët
23/03/2026 - 21:03

Në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, përzgjedhësi Franco Foda zgjodhi një qasje ndryshe për të motivuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë