Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veteranët i kërkojnë donatorëve të Gashit: Tërhiqni emrat tuaj nga publikimet e tij

31/03/2026 - 14:29
në Kryesore, Lajme
A A
Veteranët i kërkojnë donatorëve të Gashit: Tërhiqni emrat tuaj nga publikimet e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

OVL UÇK njofton opinionin publik se i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Letra u është dërguar këtyre institucioneve:

Community Development Fund (CDF) – Embassy of Sweden in Kosovo

Rockefeller Brothers Fund (RBF)

Institute of International Education (IIE)

Swiss Federal Department of Foreign Affairs (FDFA) – Embassy of Switzerland in Kosovo

Cultural Heritage without Borders (CHwB)

Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) / Open Society Foundations

Përmes kësaj letre është kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij.

OVL UÇK thekson se trajtimi i temave të ndjeshme historike kërkon përgjegjësi të lartë dhe standarde të mirëfillta profesionale.

Letra e plotë gjendet më poshtë:

Për vëmendjen e drejtuesve të institucioneve mbështetëse,

Të nderuar,

Me shpresën se ky komunikim ju gjen mirë, në emër të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, po ju drejtohemi përmes kësaj letre publike në lidhje me mbështetjen që institucioni juaj i ka dhënë publikimit “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit z. Shkëlzen
Gashi, si dhe ndikimit që ka pasur ekspozita e tij publike në Prishtinë.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përmbajtjes, vlerësojmë se ky publikim paraqet një sërë problematikash serioze që cenojnë besueshmërinë dhe integritetin e tij.

Së pari, ndonëse publikimi paraqitet si studim, ai nuk mbështetet në një metodologji të qartë kërkimore; mungon analiza e strukturuar dhe kritike e burimeve, si dhe një organizim sistematik i të dhënave, duke e afruar më shumë me një përmbledhje sesa me një hulumtim apo studim të mirëfilltë.

Së dyti, në disa raste përfshihen ngjarje të cilat cilësohen si “masakra”, edhe pse vetë publikimi e pranon mungesën e burimeve të mjaftueshme për to. Megjithatë, për këto raste paraqiten të dhëna konkrete si data, vendndodhje dhe numri i viktimave, duke krijuar
një kontradiktë të drejtpërdrejtë dhe duke ngritur dyshime serioze mbi saktësinë dhe përgjegjësinë akademike të publikimit.

Së treti, mënyra e klasifikimit të viktimave përmes një ndarjeje të ngurtë ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve paraqet një qasje reduktuese, që nuk reflekton kompleksitetin e realitetit në terren dhe rrezikon të prodhojë interpretime të deformuara të ngjarjeve,
e po ashtu përbën mungesë të ndjeshmërisë për viktimat.

Së katërti, janë evidentuar mospërputhje në të dhënat numerike të viktimave në disa raste, si dhe përdorimi i materialeve vizuale që nuk përkojnë gjithmonë me ngjarjet që pretendohet të paraqiten, duke e dobësuar më tej kredibilitetin e publikimit.

Në këtë kontekst, vlerësojmë se përfshirja e institucionit tuaj në seksionin e mbështetjes së këtij publikimi nuk është neutrale. Pavarësisht deklarimit formal se pikëpamjet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e donatorëve, vetë fakti i
mbështetjes financiare dhe identifikimit publik krijon një lidhje të drejtpërdrejtë të legjitimitetit institucional me përmbajtjen e tij.

Një distancim i tillë formal nuk është i mjaftueshëm për të neutralizuar perceptimin publik, as ndikimin që kjo lidhje prodhon në interpretimin dhe pranimin e përmbajtjes.

Duke marrë parasysh arsyet e sipërpërmendura, konsiderojmë se mbajtja e emrit të institucionit tuaj si mbështetës i këtij publikimi cenon kredibilitetin institucional dhe përgjegjësinë publike që e shoqëron atë.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që të tërhiqni emrin e institucionit tuaj nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim.

Ruajtja e së vërtetës historike nuk është thjesht çështje akademike, por për më tepër një përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe brezave që vijnë.

Me respekt,

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Prishtinë, Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Eskalojnë çmimet: Biletat VIP arrijnë deri në 7,000 euro për ndeshjen Kosovë–Turqi

Eskalojnë çmimet: Biletat VIP arrijnë deri në 7,000 euro për ndeshjen Kosovë–Turqi
31/03/2026 - 16:25

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka deklaruar se atmosfera në Prishtinë është e jashtëzakonshme, pak orë para ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë. Ai tha se...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat
31/03/2026 - 16:13

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik. Kështu merr vesh Gazeta Online Veriu.info. Punëtorë të sektorit publik kanë njoftuar se kanë pranuar...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e SHBA-së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare
31/03/2026 - 16:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën e ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte...

Më shumëDetails

Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?

Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?
31/03/2026 - 16:06

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat...

Më shumëDetails

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor
31/03/2026 - 15:52

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi....

Më shumëDetails

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët
31/03/2026 - 15:39

Sot, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se, tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë