Gazetari i Klan Kosovës Ardian Gaxherri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat, por sipas tij Albin Kurti, nuk po do ta bëjë qeverinë.
Gaxherri tha në Kosova Today se nuk ka gatishmëri politike.
“Matematika është fare e thjeshtë. Tre prej këtyre numrave janë NISMA ose zotëri Limaj, që ishte në koalicion me Aleancën dhe nxori tre deputetë që bëjnë 60, e kemi Duda Baljen e cila përherë ka qenë pjesë e qeverive e edhe të kaluarës e tash nuk është. Një marrëveshje politike me Duda Baljen edhe me zotërin Limaj e krijon Qeverinë Kurti 3”, deklaroi Gaxherri.
“Por, mungesa e vullnetit politik për shkak të marrive që zotëri Kurti i ka bërë me shtetin e Kosovës, duke filluar nga stagnimi ekonomik, prishja e marrëdhënieve ndërkombëtare, sanksionet e Bashkimit Evropian, e pastaj edhe Asociacioni që është shumë i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovë që e solli z. Kurti”, deklaroi ai .