Një rast i pazakontë është zbardhur në Mitrovicë, ku pronari i një veture ka mësuar se automjeti i tij ishte vjedhur vetëm pasi u kontaktua nga Policia.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 25.12.2025 rreth orës 10:00, Policia ka kontaktuar L. T., rreth 44-vjeçar, pronar i një FIAT Punto ngjyrë e kuqe, me vlerë rreth 2 mijë euro, pasi automjeti dyshohej për përfshirje në një vepër penale. L.T është paraqitur në Stacionin Policor të Jugut në Mitrovicë, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni se vetura e tij ishte vjedhur.
Pas kësaj deklarate, njësia e hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Vjedhje”.
Më 26.12.2025, automjeti i vjedhur është gjetur në rrugën “Adem Voca”, në afërsi të pishinës Aquapark. Hetimet për identifikimin e personave të dyshuar janë duke vazhduar.













